8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCOVID-19 dhe pasojat në zemër, ekspertët: 'D-dimer' i lartë, shkak për arrestet...

COVID-19 dhe pasojat në zemër, ekspertët: ‘D-dimer’ i lartë, shkak për arrestet kardiake

Sipas një studimi të publikuar në “British Medical Jurnual” , arresti kardiak është i zakonshëm te pacientët me Covid-19 dhe shoqërohet gjithashtu me mbijetesë të dobët.

Konkretisht, studiuesit analizuan të dhënat e 5,019 pacientëve të rritur me Covid-19 në gjëndje kritike të shtruar në njësitë e terapisë intensive të 68 spitaleve amerikane.

Rezultatet kanë treguar se 14% e atyre pacientëve përjetuan arrest kardiak brenda 14 ditlve nga pranimi ne ICU.

Në këta pacientë pak më shumë se gjysma (57%) janë trajtuar me reanimacion kardiopulmonar.

Krahasuar me pcientët që nuk vuanin nga arresti kardiak në spital, ata që e përjetuan atë ishin më të moshuar (63 vjeç, përkundër 60 vjeç), kishin më shumë sëmundje bashkëshoqëruese dhe më shumë mundësi për t’u shtruar në spitale me më pak shtretër në terapi intensive.

Sipas autorëve të studimit, ky është një aspekt i rëndësishëm sepse sugjeron se si burimet spitalore, stafi, përvoja dhe faktorë të tjerë të ngjashëm mund të kenë ndikim të rëndësishëm.

Për më tepër, mes pacientëve që morën reanicaion kardiopulmonar, të cilët ishin më gë rinj se ata që nuk e morën (61 vjeç, përkundër 67 vjeç), vetëm 12% mbijetuan pas daljes nga spitali me status neurologjik normal ose mesatarisht të dëmtuar.

Të mbijetuarit, shumica e të cilëve kishin nevojë për një cikël të shkurtër reanimimi, ishin të një moshe tjetër nga ata që nuk ia kanë dalë: 21% ishin nën 45 vjeç, krahasuar me 3% me moshë 80 vjeç e sipër.

D dimer dhe arresti kardiak, ja lidhja

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, gjatë pandemisë së koronavirusit, në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i pacientëve me probleme kardiovaskulare.

Në nga shkaqet e arrsestit kardiak sipas tyre është rritja e D dimer.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, përfshirja e D-dimerit si nje biomarker i prognozës dhe mootorimit të rrjedhës së kësaj viremie ka rezultuar shumë i dobishëm. Në një numër të caktuar pacientësh janë vërejtur vlera të larta të D-dimerit dhe tendencë për të formuar mpiksje gjaku.

Me infeksionin e Covid-19 shpesh ndoshin komplikime, të shoqëruara me trombozë të venave dhe arterieve në të gjitha pjesët e trupit.

U zbulua se vetë virusi është në gjëndje të inicojë procesin e kaogulimit dhe kështu të çojë në formimin e një trombi.

Nga ana tjetër, dihet se një përgjigje e fortë inflamatore e trupit mund të dëmtojë enët e gjakut dhe të fillojë procesin e trombozës në to dhe manifestohet pas lodhjes afatgjatë, shtrirjes së gjatë, çrregullimeve të përbërjes së gjakut dhe rritjes së viskozitetit deri te temperatura e lartë dhe dehidratimi.

Në pacientët me pasqyrë klinike më të theksuar virusi Covid 19, përveçse shkakton ndryshime në mushkëri, mund të prekë ndjeshëm sistemin venoz dhe atë arterial.

Ndryshimet që mund të ndodhin janë stuhi citokine, ndërprerje e kaskadës se kaogulimit dhe komplikime trombotike.

Gjithashtu është vënë re se komplikimet janë më të shpeshta tek personat që kanë probleme me enët e gjakut, si diabetikët, personat që vuajnë nga tensioni i lartë, disa sëmundje autoimune etj.

Gjatë pandemisë së Covid 19, u kryen studime të shumta shkencore që treguan se egziston nje korrelacion midis vlerave të ngritura të D-dimerit dhe ashpërsisë së sëmundjes.

Është konfirmuar se vlerat janë shumë më të larta (5 herë më të larta se normalja) në pacientët me Covid 19 kanë një shans më të lartë për një përfundim më të keq.

Por a është arresti kardiak, infarkt? 

Mjekët ekspertë thonë se arresti kardiak nuk është infarkt, edhe pse mund të çojë në një të tillë.

Infarkti shkaktohet nga një arterie e bllokuar që ndërpret furnizimin me gjak të muskulit të zemrës. Kjo nuk është domosdoshmërisht vdekjeprurëse. 

Arresti kardiak ndodh kur ritmi i zemrës ndërpritet. Shansi për të mbijetuar është më pak se 6%, kur ndodh jashtë mjedisit të spitalit”, thonë ekspertët.

Ata theksojnë se duhet ahkuat menjëherë në spital, pasi nëse kalon 10 minuta nga arresti, njeriu pëson dëmtime të pakthyeshme dhe mbetet gjithë jetën në koma.

Njerzit nuk duhet të neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik të jetës por edhe në invaliditet të lartë. Pas 10 minutash demtimet janë të pakthyeshme, që do të thotë personi mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet asnjherë, pra do të jetë gjithmonë në koma. Në njl vit në Shqipëri vdesin 3 mije njerëz nga dhimbja e gjoksit”, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Si ta njohim arrestin kardiak? 

Para se personi të shkojë në arrest kardiak, ka një periudhë të shkurtër qeë i shfaqen shenjat, dhe nëse nuk shkon në spital, mund të rrezikoje jetën.

Nëse kemi dhimbje gjoksi, sidomos kur zgjat mbi 20 minuta, dhimbje që drejtohet drejt nofullave, shpatullave, qafës, në përqindjen më të madhe është arrest kardiak.

Djersitje, lodhje sidomos kur e ndjejmë dhimbjen në qetësi është akoma më e rrezikshme.

Çdo dhimbje gjoksi konsiderojeni kardiak

Arresti kardiak është një humbje e menjëhershme e papritur e funksionit të zemrës edhe bashk me të dhe e frymëmarrjes e vetdijes. Në përgjithësi ndodh për shkak të një problemi elektrik të zemrës gjë që çon në ndërprerjen e pompimit të gjakut duke e ndaluar atë të shkojë në pjesën tjetër të teupit. Arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak.

Ataku kardiak ndodh kur kur kemi ndërprerje të furnizimit me gjak të një pjese të muskujve të zemrës, kjo mund të shkaktojë edhe problemet elektrike te zemrës që çon në arrest kardiak.

Arresti kardiak ështl një emergjencë mjekësore. Nëse nuk trajtohet menjëherë shkakton vdekje të menjëhershme. Me një nderhyrje zë shpjetë dhe të duhur mjekësore, mbijetesa është e mundur. Administrimi i resusitacionit kardiopulmonar CCPR, trajtimi me defribilator ose dhe vetëm masazhi në gjoks rrit shanset e mbijetesës.

Simptomat

Simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike si dhe përfshijnë:

  • Humbje të menjëhershme të vetëdijes
  • Mungesë të pulsit
  • Mungesa e frymemarrjes

Arresti kardiak shpesh ndodh pa simptoma paraprake, por në një pjesë të rasteve janë disa simptoma qe paraprijnë. Ato janë. lodhje të fikët, marrje mendsh, paqartësi, marrje fryme, dhembje kraharori, rrahje të shpejta.

Kur duhet të konsultohemi me mjekun? 

Nëse një person ka episode të shpeshta të dhembjes së kraharorit, rrahje zemre të shpejta ose të çrregullta, marrje fryme, të fiket ose ndjesi të kësaj gjendjeje, marrje mensh ose paqartësi, atëherë duhet të konsultoheni sa më shpejt me mjekun tuaj.

Kur zemra ndalon së punuari mungesa e gjakut të oskigjenuar (të pastër) mund të shkaktojë dëmtim të trurit vetëm në disa minuta. Vdekja ose dëmtimi permanent i trurit ndodhin brenda 4-6 minutash. Koha është vendimtare kur një person humbet vetëdijen dhe nuk merr frymë,në këtë moment duhet të nderhyje patjetër.

Si duhet të veprojmë? 

Telefononi menjëherë urgjencën nëse shikoni dikë që ka humbur vetëdijen dhe nuk i përgjigjet asnjë stimuli.

Bëni masazh kardiopulmonar (CPR). 

Kontrolloni me shpejtësi nëse personi jokoshient merr frymë. Nëse vereni se ai nuk merr frymë, filloni CPR. Shtypni në të dyja duart shpejt dhe fort në kraharorin e personit me nje frekuencë 100-120 shtypje numerike. Vazhdoni të kryeni masazhin kardiak derisa të paraqitet personeli mjekësor.

Përdorni defribilatorin portabël. Egzistenca e defribilatorit portabël është shumë e rëndësishme. Defribilimi ose dhenia e goditjes elekrike është gjëja më e rëndësishme që mund t’i bëhet një personi me arrest kardiak.

Nëse kjo goditje kryhet bre da 3 minutave të para të arrestit kardiak rreth 75% e personave mbijetojnë, në rastet kur goditja eleltrike kryhet brenda 3 minutave te arresti kardiak mundësia e mbijetesës ulet në 30-40%.

LEXO EDHE: Lamtumirë Gerti Bogdani/ Ish-deputeti përcillet sot në banesën e fundit, homazhe në Kuvend

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat