16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Çmimet s’do bien nën 950 euro për m²"/ Për të blerë shtëpi...

“Çmimet s’do bien nën 950 euro për m²”/ Për të blerë shtëpi në Tiranë duhen 17,5 vjet. Por sa i sigurojmë ato?!

Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone.

Për të blerë një apartament në Tiranë nevojiten 17,5 vite, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, Parisi, një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 20.2 vite.

Në renditjen e Numbeo-s për 332 shtete në botë për indeksin e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti për vitin 2023, Tirana renditet ndër qytetet europiane për apartamentet më të shtrenjta.

Indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë i lartë edhe në indeksin e vitit 2021 përkatësisht me 16.2 vite dhe në 2022 me 15.7 vite.

Në renditjen botërore të Numbeo-s Tirana pozicionohet në vendin e 51, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 16.1 vite, në Vjenë 11.5 vite, në Nju York, 10.2 vite, në Bruksel, 6.7 vite apo në Majami, 5.8 vite.

Në Shqipëri, çmimet e apartamenteve për vitin 2023 nuk do të ulen

Ndërtuesit paralajmërojnë se në Shqipëri nuk do të ketë rënie të çmimeve të apartamenteve.

Sipas një vëzhgimi të “Monitor”, çmimet e apartamenteve në shumë zona të kryeqytetit nuk kanë ndryshuar krahasuar me fundvitin e kaluar.

Ndërtimet e reja në fillim të zonës së “Komunës së Parisit” edhe këtë vit po shiten që në nisje të investimit me çmime 2,100 deri në 2,200 euro për metër katror.

Ndërsa çmimet minimale të apartamenteve në zonat larg qendrës apo periferitë nuk pritet të bien nën 750 euro për metër katror, ndërsa çmimi maksimale do të vijojë të jetë deri 950 euro për metër katror.

LEXO EDHE: Ndërtimi vijon “boom-in” por rreziqet nuk duhen neglizhuar/ Çfarë u nevojitet ndërtuesve dhe çfarë ofron SIGAL UNIQA

Por sa të mbrojtura janë pronat tona, pavarësisht se shpenzojmë shumë të konsiderueshme për ti blerë ato?

Sigurimi i Pronës është një siguracion që duhet ta ketë çdo familje dhe çdo biznes.

Sepse, askush nga ne nuk mund t’i parashikojë katastrofat natyrore, vjedhjet, zjarret, etj. të cilat përveç se dëmtojnë pronën fizikisht na dëmtojnë edhe financiarisht.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha dhe në një vend si Shqipëria, një mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, ky siguracion bëhet edhe më i rëndësishëm.

Por pavarsisht alertit që kanë dhënë edhe organizmat ndërkombëtare, si FMN apo Banka Botërore, shpenzimi mesatar për Sigurimin e Pronës në Shqipëri është vetëm 6 euro për frymë.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2022, primet e shkruara bruto për sigurimin e pronave nga katastrofat kishin vlerën e 1.82 miliardë lekëve, ose më pak se 16 milionë euro. Çka do të thotë se, shpenzimi mesatar për frymë për sigurimin e pronës nga fatkeqësitë natyrore vlerësohet në më pak se 6 euro për frymë ose më pak se 21 euro për familje.

Por sa kushton Sigurimi i një Apartamenti? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: “Kursejmë” 30 lekë në ditë për të qenë çdo ditë në lojë për të humbur shtëpinë. Guxim, budallallëk apo padije?

BLI ONLINE SIGURIMIN E SHTËPISË

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kështu kohë dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini Online siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

 

Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

Sipas raportit të AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-dhjetor 2022, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-dhjetor 2022 siguruan mbi 3,308 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 64.85%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.72% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, vihet re një rritje prej 4.99% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-dhjetor 2021.

Ndarja e tregut

Edhe për vitin që lamë pas, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit më e besuar tek shqiptarët.

Nëse gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA zinte 40% të tregut të sigurimeve të Pronës në Shqipëri, gjatë vitit 2022 besimi i qytetarëve tek kjo kompani u rrit duke arritur në 46% të tregut ku operojnë 8 kompani gjithsej.

TREGU I SIGURIMEVE TË PRONËS GJATË VITIT 2022

Në afro 24 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj. Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

LEXO EDHE: Jetë, Shëndet, Pronë, Automjet…/ I pakonkurueshëm dhe gjithmonë një hap para të tjerëve, SIGAL UNIQA mbyll 2022 në krye të tregut të sigurimeve

Sigurimi i Shtëpisë do të thotë të të paguash sot një çmim për të marrë garancinë se në qoftë se ndodh nesër një tërmet, përmbytje, zjarr apo çdo ngjarje tjetër e papritur, kompania e sigurimit kujdeset për riparimet e dëmeve dhe rikthimin e banesës në gjendjen e mëparshme.

Ndaj, mos prisni më! Siguroni sot banesat tuaja…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat