6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCili është ndryshimi ndërmjet pensionit privat dhe atij shtetëror?

Cili është ndryshimi ndërmjet pensionit privat dhe atij shtetëror?

Sot pensionet private kanë marrë vlera të jashtëzakonshme dhe kanë krijuar portofole shumë të mëdha në të gjithë botën.

Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë, atë shtetëror dhe skemat private (kolona e tretë). Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

Në Europë, vetëm Shqipëria, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk kanë ndërtuar ende “Kolonën e Dytë” të skemës së pensioneve, ose siç mund të quhet “Pensioni nga punësimi”.

LEXO EDHE: Pensionistët në Shqipëri të varur nga fëmijët/ Drejtori i ISSH: Skema drejt kolapsit. Mos mendoni për pensionin kur të shkoni 65 vjeç

Le të sjellim shembullin e Maqedonisë së Veriut:

Kontributi për pension në këtë shtet është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore dhe dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private. Me plotësimin e moshës, çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi, nuk ndryshon asgjë.  Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.

Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës.  Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.

Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private.  Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.

Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…

Pensioni privat është i rëndësishëm sepse është një pension shtesë, që është shumë herë më i lartë se ai i shtetit. Nëse në shtet pensioni të del 200-250 mijë lekë, në privat të del deri në 500 mijë lekë në muaj dhe je ti që zgjedh vetë se sa do paguash aq edhe do të të dalë pensioni në fund.

Një avantazh i pensionit privat është edhe fakti që del më herët në pension, duke nisur ta tërheqësh që në moshën 60-vjeçare edhe pse mund të jesh akoma në punë, kjo s’ka rëndësi.

E dyta, paratë në pensionin privat nuk humbasin asnjëherë.

Nëse në shtet paguan gjithë jetën dhe kur del në pension nuk i dihet sa nga ato kontribute mund të arrish të marrësh, sepse në rast fatkeqësie humbet e drejta e pensionit. Ndërsa në privat, edhe nëse ndodh një fatkeqësi me personin që është duke marrë pensionin, paratë nuk humbasin por i kalojnë familjes së tij, pra paratë trashëgohen.

Dhe këto para që i investon në pensionin privat jo vetëm që i merr, por i merr edhe më shumë, sepse ato investohen në instrumente financiare të sigurta, dhe individi i shikon gjatë gjithë kohës se sa para ka dhe ku po investohen dhe në fund shumat e parave që ai ka kontribuar do ti marrë në formë pensioni së bashku me fitimin nga investimi.

Ka ardhur momenti që edhe qytetarët shqiptarë ti shohin pensionet private si e vetmja mundësi për rritje reale të pensioneve.

Ato janë të linçensuara konform legjislacionit shqiptar dhe janë të garantuara. Ndërsa përfitimet nga pensionet private janë shumë herë më të larta se interesat e institucioneve të tjera financiare dhe në fund të periudhës së maturimit, kur individi del në pension, përfiton një pension disa-fish më të lartë sesa pensioni shtetëror.

Prandaj mos i flini paratë tuaja të flenë në bankë por investoni në Fondin e Pensioneve Private SIGAL

Sepse:

  • Te Fondi SIGAL ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Te Fondi SIGAL kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni atë kur të doni.
  • Te Fondi SIGAL gjeni përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  • Te Fondi SIGAL kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Te Fondi SIGAL fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  • Te Fondi SIGAL gjeni transparencë në mënyrë të vazhdueshme duke ju informuar në kohë reale për situatën e aseteve
  • Te Fondi SIGAL, në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
  • Te Fondi SIGAL, në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.

Por Fondi SIGAL vjen me lehtësira për këdo që do të kontribuojë për të ardhmen e tij.

Përdorimi në masë i internetit nga celulari na i ka lehtësuar së tepërmi jetën. Mjafton një klikim dhe secili prej nesh mund të paguajë detyrimet mujore, energji, ujë, telefoni etj. Mund të paguajmë gjobat por mund të blejmë edhe siguracionet që na nevojiten.

Ndërsa nga sot ju mund të aplikoni tek Fondi më i madh të Pensioneve në Shqipëri pa qenë nevoja të paraqiteni në zyrat e tij.

Vetëm duke vizituar websiten-n e Fondit SIGAL dhe duke klikuar në   https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ju mund të aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

Ndaj, mos prit më! Hap një llogari pensioni vullnetar në Fondin më të madh në Shqipëri, Fondi SIGAL dhe investoni kursimet tuaja me interesa të larta variable duke përfituar edhe nga benefitet fiskale.

E ardhmja juaj me Fondin SIGAL është një e ardhme me standard jetese të kënaqshëm!

Për më shumë informacione:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel: +35544511666

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat