15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaCilat janë disa prej veseve të gabuara që duhet të shmangni kur...

Cilat janë disa prej veseve të gabuara që duhet të shmangni kur jeni në timon

Drejtuesit e mjeteve mund të përfshihen nga disa zakone të rrezikshme kur ndihen të sigurt në timon gjatë udhëtimit, por këto sjellje mund të shkaktojnë aksidente apo në probleme serioze me qarkullimin.

Ndaj këto janë disa nga zakonet që duhet të punoni për t’i shmangur sa më shpejt:

I papërqëndruar në timon

Kur jeni në drejtimin e makinës, është shumë e rëndësishme të qëndroni të fokusuar në rrugë për të shmangur situata të pakëndshme, sepse aksidentet me më shumë gjasa shkaktohen nga shoferë të shpërqendruar. Ka shumë shkaqe që sjellin shpërqëndrimin, të tilla si ngrënia, telefoni apo këputja e nevojshme për gjumë.

Mungesa e dhënies së sinjalit

Është e rëndësishme që shoferët dhe këmbësorët të dinë lëvizjen tuaj të ardhshme, në mënyrë që të llogarisin veprimet e tyre. Sinjalizoni të paktën 100 hapa para se të veproni.

Mbajtja e këmbës në pedalin e frenave

Mbajtja konstante e këmbës mbi pedalin e frenave, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në frenat tuaja. Nëse jeni duke drejtuar një automjet manual, provoni të ulni shpejtësinë për të qenë më të sigurt.

Ngadalësimi në rastet kur përballemi me një aksident në rrugë

Në këtë rast jo vetëm që mund të jetë e rrezikshme, por gjithashtu mund të kontribuojë në një reaksion zinxhir në trafik. Qëndroni të vëmendshëm në mënyrë që të jeni vigjilent në rastet kur korsia zvogëlohet.

Ndalesa të papritura

Mbani sytë në korsinë tuaj dhe parashikoni se ku mund të ndaloni.

Parkim i paligjshëm

Kur jeni me nxitim, mund të parkoni në vende të paligjshme, por zgjedhja juaj mund të çojë në situata më të rrezikshme për të tjerët, por edhe një gjobë të majme për ju. Shmangni mundësinë e parkimit në zona të ndaluara. Gjithashtu parkoni brenda vijave ndarëse të vendit tuaj të parkimit.

Kalimi me semafor portokalli

Rrit ndjeshëm mundësinë për një përplasje të mundshme. Nëse semafoni është portokalli para se të arrini në kryqëzim, është më mirë mos të rrezikoni. /sigal.com.al 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat