Siti i specializuar ndërkombëtar për lajme në industrinë e sigurimeve, Insurance News, sillte sot shembullin e Chubb-it.
Uebsajti trajtonte vështirësive që gjiganti shumëkombësh i sigurimeve, operues në 50 shtete, hasi nga zjarret në Kaliforni.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, kompania e sigurimeve Chubb raportoi një rënie prej gati 38% të të ardhurave neto, duke arritur në rreth 1.3 miliardë dollar.
Shkak i këtyre humbjeve të mëdha ishin zjarret në Kaliforni.
Humbjet nga katastrofat arritën në 1.6 miliardë dollar.
1.47 miliardë ishin vetëm humbjet nga këto zjarre.
Performanca e përgjithshme u ndikua ndjeshëm edhe pse rezultatet bazë mbetën pozitive.
Të ardhura nga nënshkrimet e reja u rritën, pa përfshirë dëmet nga katastrofat.
Ndërkohë, artikulli analitik sjell shqetësimin e drejtuesit të kompanisë, Evan G. Greenberg.
CEO-ja shprehte shqetësimin për paqartësitë në politikat tregtare të qeverisë amerikane dhe rrezikun e një recesioni të afërt.