Shtatori është muaji më i përshtatshëm për të kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për t’u futur përshtatur kështu më mirë me jetën e përditshme që tashmë ndryshon temp për shkak të rinisjes së punës apo shkollës.
Kontrolli vjetor, check up, na jep një pasqyrë të gjendjes sonë shëndetësore dhe në të njëjtën kohë ndihmon në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të rënda, duke ofruar kështu një cilësi më të mirë jetese dhe jetëgjatësi.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lidere e tregut të sigurimeve, ofron paketa të plota check-up me çmime preferenciale për të gjithë, të vegjël dhe të mëdhenj.
Paketat e specializuara si “Karta e Kujdesit Shëndetësor për të Mitur” dhe “Karta e Kujdesit Shëndetësor për të Rritur” ofrojnë një sërë ekzaminimesh dhe analizash në spitalet dhe klinikat më të mira, të cilat do t’ju ndihmojë të mbani shëndetin tuaj nën kontroll.
Pse kontrollet periodike (check-up) janë të rëndësishme:
Njohja e shpejtë – Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjëndje të kontrollojë shfaqjen e një sëmundjeje që në fazat e para.
Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për këto sëmundje, aq më tepër shanse do të keni për të shmangur efekte anësore madhore.
Mjekimi në kohë frenon përhapjen në organizëm të sëmundjeve si kanceri duke e shtyrë atë sa më shumë në kohë nga sa ajo do të ishte po të mos vepronim.
Pacientët në përgjithësi paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është shfaqur me gjithë simptomat e saj. Në këtë fazë, shërimi është i vështirë dhe ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit, që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare kurohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton jetën.
E vetmja mënyrë për të kapur herët këto sëmundje është të realizoni një check-up.
Parandalimi – Njerëzit duhet të parandalojnë sëmundjet, pa pritur për t’i kuruar ato. Nëpërmjet kontrolleve të përvitshme, arrihet të parandalohen dhe kurohen një numër i madh sëmundjesh, si ato të zemrës, diabeti si dhe kanceri.
Nëpërmjet check up-it, mjeku do jetë në gjëndje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetsore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar stilin tuaj të jetesës, dietën ushqimore apo mjekimin.
LEXO EDHE: Shëndeti në dorën e Zotit, Sigurimi i saj në besën e SIGAL UNIQA-s
Por mos harrojmë se, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron edhe mundësinë e kryerjes së Check Up-it sipas “Protokollit Japonez”, një ndër mënyrat më efikase në botë për të parandaluar në kohë sëmundjet, përfshirë edhe ato të rënda.
Analizat që mundëson“Check UP-i sipas Protokollit Japonez”
Kush duhet t’i kryejë këto analiza?
Individë me:
- Historik kanceri në familje
- Stil jetese jo të shëndetshme
- Moshat mbi 40 vjeç
- Femra
- Personat që mendojnë se vuajnë nga simptoma të padiagnostikuara
- Që kanë ngarkesë në punë
Si e ofron SIGAL UNIQA këtë mundësi unike?
Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL UNIQA jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë “CHECK UP-in sipas Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.
Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL UNIQA Group Austria-s. Blijeni ONLINE tani!
Për çdo pyetje ose paqartësi, shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829