SIGAL UNIQA Group Austria ishte pjesë e eventit të parë dedikuar mjekësisë sportive në Shqipëri, “Champions Health”, i mbajtur në sheshin “Italia” në Tiranë.
Në event, ku morën pjesë Rektori i Universitetit të Sporteve, ai i Mjekësisë, Presidenti i KOKSH, përfaqësues nga federata dhe klube të ndryshme në vend, kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” lançoi paketat e sigurimit dedikuar Sportistëve.
Gjatë prezantimit, Përfaqësues të Departamentit të Shëndetit pranë SIGAL UNIQA u shprehën ndër të tjera se, mbrojtja financiare e sportistit nësë ky i fundit pëson një dëmtim në ndeshje apo në stërvitje, është politikë, e cila duhet iniciuar dhe mbështetur nga të gjitha Federatat Sportive në vend.
Rasti i sotëm në Vlorë, ku gjatë Turit të 81 Çiklistik të Shqipërisë u aksidentuan disa çiklistë, e tregon më së miri këtë nevojë.
LEXO EDHE: Turi i Shqipërisë/ Çiklistët përplasen në aksin Kuç-Qeparo, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Sipas përfaqësuesve të SIGAL UNIQA, kompania lider në sigurime prej 25 vjetësh tashmë, ofron Sigurimin për Sportistë, i cili ka në fokus ekipet, klubet, ligat, shoqatat, kampet, kurset, turnetë, aktivitete sportive amatore, për të rinj dhe të rritur.
“Bashkë me këtë policë sigurimi, e cila mbulon cdo ngjarje aksidentale gjatë ndeshjes apo stërvitjes, përshin dhe shpenzimet për diagnostikim (Skaner apo rezonancë), ndërhyrje kirugjikale, medikamente, fasha, proteza të jashtme si edhe sigurimi në rast paaftësie të pjeshme apo të plotë”, thanë përfaqësues të SIGAL UNIQA.
“Sigurimi nga Aksidentet për çdo sportist” nga SIGAL UNIQA ofrohet në 3 paketa.
“Paketa bazë”:
– Shpenzime mjekësore emergjente me indikacion mjekësor në rast aksidenti gjatë seancave stërvitore dhe ndeshjeve
– Vizita me mjekë specialistë
– MRI CT
– Shpenzime për ilaçe
– Në rast të marrjes së shërbimeve në spital shtetëro, rimbursin të 50% të vlerës së shërbimit në spital privat
– Mbulim të shpenzimeve deri në 200 Euro
“Paketa e Sigurimit 2”:
– Shpenzime për vizita mjekësore dhe diagnostikuese
– MRI, CT deri në 300 euro
– Shpenzime për ilaçe
– Pajisje ortopedike deri në 100 euro
– Mbulim të shpenzimeve për ndërhyrje kirurgjikale deri në limit 3,000 Euro
“Paketa e Sigurimit 3”:
– Shpenzime për vizita mjekësore dhe diagnostikuese
– MRI, CT deri në 500 euro
– Shpenzime për ilaçe
– Pajisje ortopedike deri në 100 euro
– Mbulim të shpenzimeve për ndërhyrje kirurgjikale deri në limit 5,000 Euro
SIGAL UNIQA ofron gjithashtu edhe paketat “Check Up për sportist”
Këto paketa sigurimi ofrohen veçmas ose të kombinuara.
SIGAL UNIQA Group Austria, një mbështetëse e fortë e Sportit
Që prej nisjes së aktivitetit të saj në vitin 1999, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë përherë një mbështetëse e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme, duke nisur me futbollin, basketbollin, aletikën etj ndërsa kanë qenë në shumë raste support financiar për kampionë si Luiza Gega apo Izmir Smajli, ndërsa prej më shumë se 8 vitesh, kompania më e madhe e sigurimeve është sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA ka marrë nën mbrojtje, duke i siguruar, qindra futbollistë të të gjitha moshave, ata të Kategorisë Superiore, të Kombëtares dhe të gjithë stafin e FSHF-së.
Për çdo problem shëndetësor të tyre, është SIGAL UNIQA ajo që përgjigjet për gjithçka duke i dhënë kështu jo vetëm një mbështetje financiare por edhe psikologjike sportistëve dhe stafeve të tyre.
E njëjta gjë ndodh edhe me Federatën Shqiptare të Basketbollit. Me Federatat e Futbollit dhe Basketbollit në Kosovë dhe me shumë federata e sportistë në sporte të ndryshme!
Sportistë, klube, federata… Ju mendoni arritjen e sukseseve. Të papriturat lerjani SIGAL UNIQA-s.
Për të marrë një ofertë, shkruani tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829