Ditën e djeshme u zhvillua mbledha e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Gjatë mbledhjes, AMF shqyrtoi dhe mori disa vendime.
VENDIMET:
– Miratimin e projektrregullores “Mbi rregulla të mëtejshme mbi investimet dhe veprimtarinë e fondit të pensionit privat”;
– Miratimin e projektrregullores “Për përcaktimin e elementëve dhe niveleve të tarifave dhe kostove, si dhe mënyrën e llogaritjes së tyre”;
– Miratimin e projektrregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”;
– Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “ABI Invest” sh.a, dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
– Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a., dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
– Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “WVP Fund Management Tirana” sh.a., dhe të fondeve që administrohen prej saj, për vitin ushtrimor 2024;
– Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a., për vitin ushtrimor 2024;
– Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a. për vitin ushtrimor 2024;
– Miratimin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashkëpunim dhe Shkëmbim Informacioni ndërmjet Bordit Të Mbikëqyrjes Publike dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
LEXO EDHE: Gjeografia e Sigurimeve 2023/ Primet e shkruara, dëmet e paguara dhe primi për frymë sipas qarqeve