37.5 C
Tirana
Saturday, August 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiÇfarë quajmë aksident në punë? A quhet sulmi nga rrufeja? Rasti fakteq...

Çfarë quajmë aksident në punë? A quhet sulmi nga rrufeja? Rasti fakteq i bariut në POGRADEC

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga rrufeja ndërsa kulloste bagëtitë.

Rrufeja shkaktoi dëme të mëdha te bagëtitë që ai ruante, ku kanë ngordhur 20 prej tyre.

Menjëherë na erdhën në INBOX-in tonë pyetje, të cilat menduam përmes këtij artikulli t’i shterojmë:

  1. A MUND TË SIGUROHEJ NJË BARI NGA AKSIDENTET NË PUNË? Përgjigjja është po.

2. A MUND TË KONSIDEROHET RRUFEJA AKSIDENT NË PUNË? Përgjigjja është po.

  1. Individualisht, edhe një punonjës në zanatin e bariut, i punësuar apo i vetëpunësuar, mund të bëjë sigurim nga aksidentet në punë.  

Në faqen zyrtare të SIGAL, për vetëm 45 sekonda, ndjek këto hapa

  1. Sigal.com.al
  2. Sigurimet e shëndetit
  3. Sigurimet nga aksidentet në punë
  4. Zona e mbulimit Shqipëria, paketa individuale
  5. Zgjidhet limiti i mbulimit, fjala vjen pagat e 1 viti, ose pagat e 2 vjetëve. Përllogaritja e tyre reflektohet në çmim. Marrim këtu shembullin e pagave të 2 vjetëve, me vlerën 1 milionë Lekëve në vit
  6. Pozicioni i punës manual
  7. Zgjedh përfitimet: a)në rast humbje jete, b) në rast invaliditeti total, c) në rast invaliditeti të pjesshëm, d) shpenzime mjekësore deri në 200,000 L
  8. 12,000 L në vit është primi i sigurimit në rast se i zgjedh të katërta përfitimet
  9. Çdo punëdhënës, pronar bagëtish, mund t’ia blejë këtë paketë sigurimi punonjësit të tij

2. Dëmet e shkaktuara nga rrufeja klasifikohen aksidente në punë. 

Aksident në punë përcaktohet çdo ngjarje e papritur dhe e paparashikuar që ndodh në mënyrë rastësore pa vullnetin e të Siguruarit.

Ngjarja duhet të jetë e identifikueshme për sa i përket kohës dhe vendit të ndodhjes.

Ngjarja duhet të ketë impakt trupor të drejtpërdrejtë, të jashtëm dhe të dhunshëm mbi të Siguruarin dhe që sjell si rrjedhojë humbjen e jetës, paaftësinë për punë ose dëmtime trupore të të Siguruarit.

Goditja elektrike, ku përfshihet edhe goditja nga rrufeja, konsiderohet aksident në punë.

Për 12,000 L në vit prim sigurimi, familja e punonjësit bari, në rast se do të ishte i siguruar në SIGAL,  Siguruesi me marrjen dhe miratimin e provave të nevojshme do t’i paguajë Përfituesit vlerën e përfitimit të barabartë me 100% të shumës së sigurimit të përcaktuar në Policën e Sigurimit: pagën vjetore të 2 vjetëve në total.

Për 1,000,000L/në vit, për 12,000 L prim vjetor: 2,400,000 L.

SIGAL ofron paketa konkrete sigurimi për aksidentet në punë, të përshtatshme edhe për profesione të tilla si ai i bariut.

Me një prim minimal vjetor, mbrojtja që ofrohet është jetike – për jetën, pasurinë dhe të ardhmen.

Ndaj, për çdo qytetar që punon në natyrë, për çdo punëdhënës që ka punonjës në terren, sigurimi nga aksidentet në punë nuk është luks, por është domosdoshmëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat