16.5 C
Tirana
Tuesday, April 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreÇfarë përdorin evropianët për lëvizje? Makinat personale ende dominojnë

Çfarë përdorin evropianët për lëvizje? Makinat personale ende dominojnë

Mobiliteti, ose lëvizshmëria në Evropë po përjeton një transformim të thellë. Ky transformim është ndikuar nga faktorë ekonomikë dhe nga diskutimet për mjedisin.  

Barometri i Mobilitetit për 2025, i realizuar nga Europe Assistance me mbështetjen e Ipsos-it, përpunoi disa të dhëna për zakonet e lëvizjes së qytetarëve evropianë. 

Gjetja kryesore është se ata po ndryshojnë zakonet e tyre të lëvizjes në drejtim të alternativave më të gjelbra dhe efikase, mirëpo, së pari, hapat janë të ngadaltë dhe raporti mbulon vetëm 9 vende të BE-së.

Megjithatë, disa konkluzione që veçuam prej kësaj ankete janë këto: 

    Mjetet elektrike po fitojnë terren, por makinat personale dominojnë ende lëvizshmërinë. 86% e evropianëve zotërojnë një automjet, edhe pse 13% e tyre kanë automjetin e tyre me motor elektrik (3% rritje krahasuar me 1 vit më parë) 

   Ndjehet një rënie e lehtë e predispozitës për përdorimin e makinave elektrike, pasi 27% e evropianëve shprehen se e konsiderojnë blerjen e një makine të tillë, krahasuar me 31% të një viti më parë. Kostoja mbetet pengesa kryesore (51 për qind), ndjekur nga mungesa e pikave të karikimit (26 për qind).

    Po përdoren alternativat e qëndrueshme për lëvizje, “mjete soft”.  Alternativat e qëndrueshme si biçikletat elektrike, transporti publik dhe shërbimet e përbashkëta po përhapen gjerësisht. 60% e evropianëve deklarojnë se kanë ndryshuar tashmë zakonet e tyre të përditshme drejt opsioneve më të gjelbra. Biçikletat elektrike kanë parë një rritje të përdorimit me 38 për qind më shumë krahasuar me pesë vite më parë, veçanërisht në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.

    Diskutimi për sigurim të mikromobilëve ka nisur. Disa vende e ofrojnë. Më shumë se gjysma e pronarëve të biçikletave planifikojnë të përdorin shërbime sigurimi ose asistence, një tregues i rëndësisë në rritje të mikromobilitetit në jetën e përditshme.

   Anketa u realizua nga Ipsos, një firmë globale për kërkime tregu, me pjesëmarrjen e 9,000 personave në 9 vende të Evropës: Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë, Austri, Çeki dhe Zvicër. Ajo ndjek zakonet e mobilitetit të evropianëve. Anketa u zhvillua midis datave 17 dhjetor 2024 – 13 janar 2025.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat