5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë parashikon projektligji grek për gjobat ndaj automjeteve të pasiguruara

Çfarë parashikon projektligji grek për gjobat ndaj automjeteve të pasiguruara

Në një konsultim publik, Ministria e Ekonomisë dhe Financave në Greqi prezantoi projektligjin i cili aktivizon një sistem të ri kontrollesh elektronike, duke përdorur baza të ndryshme të dhënash shtetërore, për të identifikuar ndër të tjera edhe automjetet e pasiguruara.

Sipas parashikimeve të ligjit, auditimet do të kryhen çdo 6 muaj nga Sekretariati i Përgjithshëm i Sistemeve të Informacionit, me kontroll elektronik të të dhënave nga bazat e të dhënave:

– Ministritë e Infrastrukturës dhe Transportit, të Mbrojtjes së Qytetarit, të Brendshme dhe të Emigracionit dhe Azilit,

– Shoqata e Siguruesve,

– Regjistri i Mjeteve të Siguruara,

– Regjistri i Menaxhimit Alternativ të Automjeteve të Greqisë,

– Regjistri i TAXISnet.

Lidhur me gjobat në momentin që automjeti konstatohet i pasiguruar, ato parashikohen të jenë:

– 1000 euro për autobusë dhe kamionë,

– 500 euro për makina pasagjerësh dhe mjete të tjera të çdo natyre,

– 250 euro për motocikletat.

LEXO EDHEÇfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat