8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreÇfarë i ndodh organizmit nëse hamë një dardhë në ditë

Çfarë i ndodh organizmit nëse hamë një dardhë në ditë

Dardha është padyshim një nga frutat më të shijshme por edhe më të pasurat në vlera.

Ajo është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta-karotenit dhe vitaminave B.

Dardha përmban gjithashtu minerale të rëndësishme e të dobishme për shëndetin e njeriut.

Arsyet përse dardha është e dobishme për rënien nga pesha

Të dhënat nga ku bazohet AgroWeb.org thonë se dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse: përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen.

Sipas tyre, dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fibrës. Fibra ju mban të ngopur për shumë kohë dhe tretet ngadalë.

Një dardhë mesatare përmban 6 gramë fibër ose 24% të nevojës ditore të fibrës për një grua nën moshën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, një dardhë mesatare ofron 56 kalori, gjë që e bën atë jo vetëm një frut përmbushës në aspektin e urisë por edhe aleat në objektivin e rënies nga pesha.

85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një aspekt tjetër I rëndësishëm që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Fibra dhe uji përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin, duke eliminuar kështu fryrjen e pakëndshme të stomakut.

Njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga mbipesha

Studimet e kohëve të fundit konfirmojnë se konsumi ditor i dardhës luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për të mbajtur peshën nën kontroll.

Të dhënat e një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i Luizianës ka zbuluar se njerëzit që hanë dardhë çdo ditë janë 35% më pak të rrezikuar nga obeziteti dhe mbipesha.

Ky zbulim i atribuohet faktit se dardha është e pasur me fibër, vitaminë C, magnez, bakër dhe kalium.

Veç kësaj, dardha është një frut që ul rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe që pastron organizmin nga toksinat.

LEXO EDHE“Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat