Pesha e shëndetshme është një numër i cili njihet për ulje të rrezikshmërisë ndaj një sërë sëmundjesh.
Pavarësisht se rekomandimet e përgjithshme mbi peshën studiohen në nivel popullsie, pesha e shëndetshme ndryshon nga personi në person dhe varet nga faktor të ndryshëm si mosha, gjinia, gjenetika, trupi, historia mjeksore, stili i jetesës, dhe pesha përgjatë rinisë.
Pesha është vetëm një prej përcaktuesve të shëndetit.
Indeksi i Masës Trupore (BMI), që mat peshën në bazë të gjatësisë, përdoret shpesh për të kuptuar nëse pesha aktuale është ajo e duhura.
Shtimi në peshë ndodh për një sërë arsyesh, ku përfshihen mjekime të ndryshme, shtatzania, stresi kronik, gjumi i keq, marrja e kalorive të tepërta, dhe mungesa e aktivitetit fizik. Mbajtja e një peshë konstante është e dobishme për çdokënd.
Mbaje peshën, mos shto
Mbajtja e një peshe të shëndetshme ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, diabetit, hipertensionit dhe disa llojeve të kancerit.
Pesha, madhësia e belit, dhe pesha e shtuar përgjatë të njëzetave mund të sjellin pasoja tek shëndeti. Këto faktorë ndikojnë tek mundësia e zhvillimit të një sërë sëmundjeve, si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kancerit, artriti, gurët në tëmth, astma, infertiliteti, gërrhitja, apnea e gjumit etj.
Shumica e të rriturve shtojnë rreth 0.5kg-1kg peshë në vit. Shtimi në peshë shton mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve kronike. Sipas një studimi, gratë shtojnë nga 4kg deri në 10kg përgjatë të njëzetave kanë tre herë më shumë rrezik të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, diabetit të tipit 2 e gurëve në tëmth, krahasuar me ato që shtonin më pak.
Çfarë e shkakton shtimin në peshë?
1. Dieta: Sasia dhe cilësia e ushqimit të konsumuar ka një impakt të drejtëpërdrejtë tek pesha.
2. Faktorët gjenetik: Disa njerëz janë të predispozuar gjenetikisht të shtojnë peshë. Gjithsesi, kjo mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet të qëndruar aktiv, një diete të shëndetshme, dhe evitimit të zakoneve të pashëndetshme.
3. Mungesa e aktivitetit fizik: Aktiviteti fizik sjell një sërë të mirash tek shëndeti, duke
përfshirë edhe reduktimin e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike. Aktiviteti fizik është një element kyç në mbajtjen nën kontroll të peshës.
4. Stresi: Stresi kronik mund të shkaktoj zakone të pashëndetshme në të ngrënë, si rritja e nievele të kortizolit që sjellin dëshirën për të ngrënë ushqime të përpunuara e të ëmbla.
5. Gjumi jo i mirë: Studimet tregojnë një lidhje të drejtëpërdrejtë mes shtimit në peshë dhe gjumit jo të mirë ose jo të mjaftueshëm. Përgjithësisht, fëmijët e të rriturit që nuk flen mjaftueshëm kanë tendencën të shtojnë në peshë.
LEXO EDHE: Gjithmonë një hap përpara/ SIGAL UNIQA sjell në Shqipëri risinë më të fundit mjekësore