8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë duhet të dimë për diabetin

Çfarë duhet të dimë për diabetin

 

Faktorët e rrezikut për diabet tipi 2:

 

  1. Mosha ≥ 45vjeç
  2. Mbipeshë (BMI ≥ 25kg/m2)
  3. Histori familjare të diabetit (prindërit, motrat/vëllezërit)
  4. Mungesë e aktivitetit fizik
  5. Prani e Diabetit Gestacional apo lindje e bebit me peshë ≥ 4 kg.
  6. Hipertension arterial (TA ≥ 140/80 mmHg).
  7. HDL kolesteroli ≤ 35mg/dl (0.9mmol/l) dhe niveli i triglicerideve ≥ 250mg/dl (2.82mmol/l ).
  8. Histori për sëmundje vaskulare

 

PARANDALIMI

 

Diabeti është një sëmundje e cila zgjat gjithë jetën. Një kontroll jo i rregullt i sheqerit në gjak mund të shkaktojë dëmtime serioze në organizëm. Ndërsa një kontroll rutinë i sheqerit në gjak mund të vonojë, madje edhe të parandalojë komplikacionet e diabetit.

 

Menaxhimi i diabetit kërkon trajtim ditor, monitorim të rregullt, një mënyrë jetese të shëndoshë dhe edukim të vazhdueshëm.

 

Kontrolli i rregullt i niveleve të glukozës në gjak është veçanërisht i rëndësishëm tek njerëzit e moshuar, sepse diabeti është shumë i zakonshëm në jetën e mëvonshme.

 

Është e rëndësishme që të bëhen teste depistimi tek personat në rrezik të diabetit të tipit 2, përfshirë ata që:

 

  • Janë mbi 45 vjeç
  • Kanë prediabet
  • Janë mbipeshë ose obezë
  • Kanë një mënyrë jetese sedentare
  • Kanë presion të lartë të gjakut dhe/ose çrregullime të lipideve si kolesteroli i lartë
  • Kanë sëmundje kardiovaskulare
  • Kanë një histori familjare të diabetit
  • Kanë pasur diabet gjatë shtatzënisë ose kanë pasur një fëmijë që peshonte më shumë se 4 kg në lindje
  • Kanë çrregullime të vezores policistike

 

Paketat e sigurimit të shëndetit nga SIGAL UNIQA kanë të përfshirë kontrollin vjetor parandalues, i cili shërben pikërisht për të zbuluar gjendje të ndryshme shëndetësore, me synimin për t’i kapur në fazat e para.

 

Nëse pas kontrollit rutinë rezultatet kërkojnë kontrolle të tjera të thelluara, paketat e SIGAL UNIQA mbulon kryerjen e shërbimeve të tjera mjekësore në spitalet, klinikat dhe laboratorët më të mirë brenda e jashtë Shqipërisë.

 

Për më tepër informacion mbi paketat e sigurimit, që përfshijnë kontrollet parandaluese, kontaktoni në Whatsapp 0686062829 ose e-mail: [email protected].

 

LEXO EDHESigurimi privat dhe paketat check-up/ Si ndikon përzgjedhja e ekipit mjekësor në shëndetin tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat