5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCEO i "UNIQA" i dashuruar me Shqipërinë, Brandstetter: Është një pjesë e...

CEO i “UNIQA” i dashuruar me Shqipërinë, Brandstetter: Është një pjesë e zemrës sime. Mezi pres të kthehem

Prej 15 vitesh viziton Shqipërinë, e njeh atë në çdo pëllëmbë të saj ndaj dhe e do si të ishte vendlindja e tij e dytë.

Po flasim për CEO-n e UNIQA Insurance Group, gjigandi austriak i sigurimeve që prej 15 vitesh është pjesë e tregut shqiptar dhe rajonal përmes kompanisë më të madhe shqiptare në këtë sektor, SIGAL.

LEXO EDHE15 vite bashkëpunim/ CEO i “UNIQA”: Ofrojmë korrektësinë tonë përmes SIGAL, disa gjëra janë mbipërmbushur

Për Dr. Andreas Brandstetter, Shqipëria është një vend me potenciale të shkëlqyera zhvillimi ndërsa shqiptarët miqësorë, të hapur dhe shumë mikpritës.

Por ai ve theksin edhe tek një tjetër detaj, durimi i shqiptarëve siç e quan ai, gjë e cila i nevojitet edhe austriakëve.

“Për këtë flas shpesh me mikun tim Avni Ponari, për durimin e shqiptarëve. Kur shoh ndonjëherë fotot e luftërave austriake në të kaluarën, kur dëgjoj prindërit e mi duke folur, atëherë them se kemi nevojë për durimin e shqiptarëve.

Ky është një vend kaq i madh në potenciale dhe unë këtu përfshij edhe Kosovën, edhe Maqedoninë e Veriut. Por shoqëria, politika kanë nevojë për kohë për tu zhvilluar. Do të ketë ulje dhe ngritje por potenciali është aq i madh sa nuk mund të mos shoh një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, jo vetëm për tregun e sigurimeve, por për të gjithë vendin. Është pjesë e Europës dhe ashtu siç do të zhvillohet tregu i sigurimeve, do të zhvillohet edhe tregu financiar i gjithë vendit. Keni menaxhuar kaq shumë kriza në të shkuarën, aq shumë kriza sa jam i bindur 100% se e ardhmja do të jetë një e ardhme shqiptare. Një e ardhme e mirë dhe ne duam të jemi pjesë e saj sigurisht”, shprehet CEO i UNIQA Insurance Group.

Si një njeri që ka vizituar çdo cep të Shqipërisë,  për Dr.Brandstetter e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e mirë ku një rol të rëndësishëm do të ketë edhe qasja turistike e vendit, natyra por edhe shpirti i hapur i shqiptarëve.

“Nëse flas për një faktor konkret biznesi, është e rëndësishme qasja turistike, aspekti turistik. Mendoj se rezervuari i madh është natyra. Natyra është një thesar brilant. Është e pabesueshme! Nuk njoh asnjë vend që të ketë një larmi kaq të madhe dhe një natyrë kaq unike. Por më së shumti më pëlqen mentaliteti, më pëlqen shpirti i ri, jeta atje, çiltërsia. Çdo herë jam ndjerë i mirëpritur. Edhe familja ime, edhe fëmijët e mi. Kam ndjerë se është një vend i hapur, pjesë e një bote të hapur dhe kjo është ajo që më pëlqen. Mendoj se ky është potenciali i madh. Gjithashtu edhe kapacitetet profesionale janë me rëndësi e nuk mungojnë në Shqipëri.

Kam 15 vite që e vizitoj Shqipërinë anëkënd saj. E kam nisur në veri, në Shkodër, zonë që shumë vite më parë ka qenë pjesë e Europës, pjesë e Perandorisë Austriake. Më pëlqen i gjithë bregdeti, më pëlqen Shëngjini. Sigurisht më pëlqen gjithçka rreth Tiranës, Durrësit, Vlorës. Më pëlqen Gjirokastra, Berati. Më pëlqen Saranda, Himara, Dhërmiu, Elbasani, Korça. Ndaj e dua vendin tuaj që ka një bregdet kaq të veçantë. Bregdeti i bukur i Adriatikut që për mua është më i bukuri në Europë. Kjo është arsyeja pse unë dhe familja ime i kalojmë çdo vit pushimet atje, kryesisht rreth Dhërmiut dhe Himarës.

Por kam qenë me miqtë e mi edhe për ecje në Valbonë, Theth dhe këto janë si Alpet Austriake, por më të bukura sepse janë të paprekura, nuk ka patur ndikime negative. Janë mbase si Austria e 300 viteve më parë. Prandaj mendoj se natyra shqiptare është mbase një nga elementët dhe kontribuesit më të rëndësishëm në të zhvillimin e vendit.  Është një thesar. Është shumë e bukur”.

Çfarë mendon Andreas Brandstetter kur dëgjon të përmenden Shqipëria dhe shqiptarët?

“Njerëz miqësorë, shumë kulturë. Mendoj Skënderbeun, sigurisht, që është pjesë e kulturës europiane. Më vjen ndër mend familja sepse disa prej miqve të mi më të mirë jetojnë në Shqipëri dhe kjo është familje, është arsyeja pse Shqipëria është një pjesë e zemrës sime.

Gjithashtu më pëlqen kultura shqiptare, mënyra se si vendi është i hapur, mikpritja, ushqimi. Është ushqim i mrekullueshëm, më i miri dhe njerëzit janë kaq mendjehapur. Kështu, mendoj se të gjithë, shqiptarë dhe austriakë, të gjithë kemi pjesë shumë të mira dhe do të ishte mirë të kombinonim pjesët tona më të mira”, shprehet ai.

Dhe në fund nuk mund të mungonte edhe një falenderim në gjuhën shqipe.

“Pra, të gjithë popullit shqiptar FALEMINDERIT! Faleminderit për gjithçka dhe mezi pres të kthehem në Shqipërinë e bukur!“

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat