Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Ajo është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën.
Në Shqipëri raportohen qindra raste të reja çdo vit nga Shërbimi i Onkologjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.
Më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është shumë më pak efektiv dhe shumë i shtrenjtë.
Nga se shkaktohet kanceri i qafës së mitrës?
Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane HPV (Human Papiloma Virus). HPV-ja është infeksioni më i zakonshëm viral i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht, por seksi penetrues nuk është gjithmonë i nevojshëm për transmetim. Kontakti gjenital lëkurë me lëkurë është një mënyrë e mirë-njohur transmetimi.
Shumica e grave dhe burrave seksualisht aktiv do të jenë të infektuar në një pikë gjatë jetës së tyre me HPV, disa edhe në mënyrë të përsëritur. Koha për marrjen e infeksionit HPV për gratë e burrat është pak pasi ata janë bërë seksualisht aktiv. HPV-ja mund edhe të mbetet e fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje, por personat që e mbartin mbeten infektues për partnerët e tyre seksual. Ka shumë lloje të HPV-së, por jo të gjitha shkaktojnë probleme.
Te shumica e grave dhe burrave që infektohen me HPV, këto infeksione zhduken vetvetiu pa asnjë ndërhyrje brenda pak muajve mbas infektimit, dhe rreth 90% e tyre brenda 2 vjetëve. Por edhe pse shumica e infeksioneve HPV kalojnë vetë, një pakicë e tyre, kryesisht llojet 16 e 18 të HPV-së, të njohura edhe si lloje me rrezik të lartë, vazhdojnë të qëndrojnë dhe të përparojnë në dëmtime parakanceroze dhe më vonë në kancer të qafës së mitrës te gratë.
Të gjitha gratë mund të preken nga kanceri i qafës së mitrës?
Çdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse:
- Ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale
- Ka partnerë seksual të shumtë
- Ka partnerë të cilët kanë apo kanë patur shumë partnere seksuale
- Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm
- Përdor në mënyrë abuzive duhanin
- Ka imunitet të ulët (p.sh. individë të infektuar me HIV janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar me HPV, dhe mund të infektohen nga lloje të ndryshme të HPV-së)
Çfarë shenjash ka kanceri i qafës së mitrës?
- Gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale
- Dhimbje mesi apo në fund të barkut
- Lodhje, humbje peshe dhe oreksi
- Parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale
- Dhimbje gjatë kontaktit seksual
Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda.
Si parandalohet kanceri i qafës së mitrës?
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sërë veprimesh për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
Veprimet e rekomanduara përfshijnë që nga komponentët e edukimit të komunitetit, mobilizimit social, vaksinimin, depistimin, trajtimin dhe deri tek kujdesi paliativ. Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit dhe vaksinimit.
Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve dhe të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri.
Pse na shërben polica “Sigurimi anti Tumor” nga SIGAL UNIQA?
Sëmundjet kancerogjene po shndërrohen në një pandemi të vërtetë teksa çdo vit numri i të prekurve rritet vazhdimisht.
Këtij trendi nuk i ka shpëtuar as vendi ynë ku çdo vit kemi mijëra raste të reja me kancer.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se, Lufta me kancerin mund të fitohet nëse arrijmë të kapim sëmundjen në kohë dhe nëse marrim trajtimin e duhur në spitalet e duhura.
Ndaj, nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA Group Austria solli për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, “Sigurimin anti Tumor”, një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë duke ofruar mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.
Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5,000 Euro, 10,000 Euro, 50,000 Euro apo më shumë.
Qytetari duhet ti përgjigjet vetëm një pyetje, “nëse aktualisht ka kancer apo është diagnostikuar më parë me të”. Në rast se i përgjigjet “Jo” kësaj pyetjeje, atëherë kualifikohet për t’u siguruar.
Gjatë kohës që është i siguruar, diagnostikohet me një nga këto sëmundje, atëherë të siguruarit i jepet shuma e siguruar, menjëherë dhe në formë CASH.
Cilat janë përfitimet e “Sigurimit anti Tumor”:
– Mbulon kancerin malinj dhe tumorin beninj në kokë.
– Shuma e siguruar ofrohet menjëherë, cash, nëse diagnostikohesh me një nga dy sëmundjet e mësipërme.
– Nuk ka limit moshe
– Çmimi në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit
– Grupi “SIGAL UNIQA” e ofron si produkt jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
- – Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al
Bashkë me këtë sigurim, SIGAL UNIQA ofron edhe shërbimin e “Opinionit të dytë mjekësor”, shumë i vlefshëm për çdo pacient, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar diagnozën e saktë dhe planin e trajtimit.
“Opinioni i Dytë Mjekësor” e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm.
SIGAL UNIQA jonë i mundëson të siguruarit që këtë shërbim ta marrë në qendra më të specializuara të botës.
Merrni një ofertë tani, duke shkruar në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829