Ky artikull është pronësi intelektuale e CBS News, Sigurime.Online për lexuesin e saj në shqip e solli të shqipëruar artikullin
Origjinalin e gjeni këtu
Open enrollment, periudha vjetore kur punonjësit mund të rishikojnë përfitimet e tyre, pritet të sjellë surpriza këtë vit.
Sipas një analize të re nga konsulenti Mercer, punonjësit do të paguajnë midis 6% dhe 7% më shumë për sigurimin shëndetësor të ofruar nga punëdhënësi, më shumë se dyfishin e normës aktuale të inflacionit.
Kjo nënkupton se një individ mund të paguajë rreth 2,400 dollarë në vit për mbulim të vetëm në një plan PPO. Familjet do të përballen me zbritje nga paga që arrijnë deri në 8,900 dollarë në vit, bazuar në sondazhin e Mercer mbi 1,700 punëdhënës.
(PPO (Preferred Provider Organization) janë sigurime shëndetësore fleksible, përmes të cilit në sistemin amerikan mund të zgjedhësh mjekë dhe spitale brenda një rrjeti preferencial pa nevojën për referime. Shërbimet jashtë rrjetit mbulohen, por shpesh pjesërisht dhe me kosto më të lartë për pacientin. Ky plan është më i lirë për specialistë dhe ofron liri zgjedhjeje, por zakonisht kushton më shumë se planet HMO,(Health Maintenance Organization) që janë plane sigurimesh shëndetësore me mbulime më të ulëta në kosto, por më pak fleksibile- shënim i shqipëruesit)
Sipas një analize të detajuar nga konsulenti Mercer për CBS, punonjësit këtë fundvit do të njihen me faktin se vitin e ardhshëm do t’u duhet të paguajnë midis 6% dhe 7% më shumë për sigurimin shëndetësor të ofruar nga punëdhënësi, më shumë se dyfishin e normës aktuale të inflacionit.
Kjo nënkupton se një individ mund të paguajë rreth 2,400 dollarë në vit për mbulim të vetëm në një plan PPO. Familjet do të përballen me zbritje nga paga që arrijnë deri në 8,900 dollarë në vit, bazuar në sondazhin e Mercer mbi 1,700 punëdhënës.
Rreth 60% e amerikanëve punëtorë, ose 164.7 milionë persona, përfitojnë sigurim shëndetësor përmes vendeve të punës, sipas KFF.
Kompanitë zakonisht paguajnë pjesën më të madhe të kostos, që në vitin 2026 mund të kalojë 18,000 dollarë për punonjës. Punonjësit mbulojnë midis 16% dhe 25% të kostos totale, në varësi të mbulimit individual ose familjar, raporton KFF.
Rritja e çmimeve të sigurimeve lidhet pjesërisht me një forcë pune në plakje, që përdor më shumë shërbime mjekësore, dhe kërkesën për trajtime të shtrenjta, si GLP-1 për humbje peshe, thotë Sunit Patel, aktuari kryesor i Mercer.
Beth Umland nga Mercer theksoi se punonjësit mund të përballen edhe me shpenzime më të larta të bashkëpjesëmarrjes, si copay dhe deduktibël më të lartë.
Shumë amerikanë tashmë ndihen të shtypur nga çmimet në rritje për ushqime, energji dhe strehim.
Patel, për CBS tha se çmimet e kujdesit shëndetësor mbeten të ngurta për shkak të pagave të larta të ofruesve, inflacionit të mallrave mjekësore dhe moshës së punëtorëve.
Amerikanët paguajnë dyfishin e asaj që paguajnë vendet e zhvilluara për kujdes shëndetësor, megjithëse rezultatet janë më të dobëta, sipas Peter G. Peterson Foundation.
Kompleksiteti i sistemit amerikan dhe konsolidimi i siguruesve ka bërë tregun më pak konkurrues, duke rritur kostot, thotë GAO.
Rritja e çmimeve mund të shtojë presionin financiar mbi familjet, që tashmë përballen me çmime më të larta ushqimesh dhe strehimi, tha Lindsay Owens nga Groundwork Collaborative.
Një sondazh KFF gjeti se 4 nga 10 të rritur të siguruar nën 65 vjeç shqetësohen për pagimin e sigurimit mujor. Owens paralajmëron se kjo mund të çojë në shkurtime në pushime, aktivitete familjare ose përdorim të kartës së kreditit për të mbuluar sigurimin.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit 3.1% në vit në shtator, nga 2.9% në gusht, sipas FactSet, me të dhënat e plota për inflacionin e shtatorit që do të publikohen më 24 tetor.
CBS News raporton se hapja e regjistrimeve të sigurimeve këtë vjeshtë do të zbulojë kostot e reja për punonjësit, të cilët duhet të përgatiten për rritje të ndjeshme. Situata duket disi shqetësuese.




