8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCash humbet protagonizmin në Eurozonë/ Pjesa më e madhe e pagesave kryhet...

Cash humbet protagonizmin në Eurozonë/ Pjesa më e madhe e pagesave kryhet në mënyrë dixhitale

Paraja fizike po humbet vendin e protagonistit si mjet dominues i pagesave në eurozonë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane.

Ky është një ndryshim historik për një pjesë të botës që kanë mbetur ende në mes të mënyrave të reja të shlyerjeve të faturave.

Sondazhi i BQE-së tregoi se kartat morën pjesën më  të madhe të parave të shpenzuara në dyqane, restorante dhe pika të tjera shitjeje në eurozonë. Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që kur banka qendrore europiane nisi të anketojë konsumatorët në vitin 2016.

Paratë cash, janë një temë që ende shkaktojnë përcarje politike në një pjesë të eurozonës sidomos në Itali dhe Gjermani, ku shihet si mbrojtje e privatësisë dhe ndaj tarifave bankare.

Sondazhi i BQE-së tregoi se konsumatorët në zonën e euros më në fund po i nënshtroheshin komoditetit të pagesave me karta dhe atyre dixhitale, të cilat kanë mbizotëruar prej kohësh në pjesë të tjera të pasura të botës si Evropa Veriore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anketa tregoi se kartat janë përdorur për 46% të të gjitha eurove të paguara në pikat e shitjes, duke mposhtur paratë e gatshme për herë të parë. Paraja e gatshme ruajti përparësinë e saj për sa i përket numrit të transaksioneve, por epërsia e saj u ngushtua në vetëm 59% krahasuar me 72% në 2019-ën.

Gama ndërmjet vendeve ishte befasuese, megjithatë, paratë e gatshme ende përbënin 70% ose më shumë të pagesave në pikat e shitjes në Maltë, Slloveni dhe Austri ndërsa qëndronte në rreth 20% në Holandë dhe Finlandë.

Ndryshe nga pritshmëritë, pandemia e COVID-19 nuk u pa si një pikë kthese nga të anketuarit, me mbi gjysmën që thanë se po përdornin para të gatshme po aq shpesh sa përpara epokës së pandemisë. Por 37% e të anketuarve thanë se blinin më shpesh online, gjë që shpjegoi një dyfishim të pagesave online për blerjet e njëhershme në 28% nga 14% në 2019-ën, bazuar në vlerën e transaksioneve.

LEXO EDHESiguracioni vjen aty ku jeni/ 5 avantazhet që ofron “SIGAL ONLINE”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat