Të paktën gjashtë persona kanën humbur jetën dhe 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një zjarr përfshiu një bujtinë në kryeqytetin Uellington, Zelandë e Re gjatë orërve trë natës.
Sipas medieve të huaja Bujtina Loafers Lodge në Neëtoën, në jug të Ëellington-it, u dogj pak pas mesnatës të së martës.
LEXO EDHE: Sigurimi i pronës, shqiptarët indiferentë apo “nuk kanë frikë” nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore?!
Mëngjesin e sotëm kryeministri, Chris Hipkins, vizitoi vendin e ngjarjes, duke konfimruart se të paktën gjashtë persona kishin vdekur, ndërsa numri mund të rritet.
Autoritetet thanë se 52 persona u nxorën nga ndërtesa pasi u njoftuan për zjarrin në orën 12:25. Më shumë se 10 automjete zjarrfikëse iu përgjigjën urgjencës gjatë gjithë mëngjesit dhe zjarri u shua pas orës 6 të mëngjesit.