14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBujqësia shqiptare në luftë për mbijetesë/ Niveli i ulët i sigurimit shton...

Bujqësia shqiptare në luftë për mbijetesë/ Niveli i ulët i sigurimit shton rreziqet

E ardhme e zymtë për bujqësinë shqiptare.

Pavarësisht se sektori bujqësor ka numrin më të lartë të vetë punësuarve në Shqipëri kohët e fundit ky sektor ka pasur një ecuri të dobët e madje edhe në vitet në vijim pritshmëritë mbeten të njëjta.

Ndërkohë edhe kreditimi i këtij sektori kaq qenë në shifra të ulta.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi për këtë sektor pësoi një rënie me 6% krahasuar me vitin 2020, ndërsa me 2018 rezulton e përgjysmuar.

Agim Rrapaj, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, thekson se problem i ndjeshëm në këtë kohë mbeten ndryshimet klimatike të cilat po dëmtojnë prodhimet  si dhe lënia e tokës djerrë si  pasojë e emigrimit të  njerëzve.

Po cilat janë arsyet që bujqit shqiptarë penalizohen në marrjen e kredive?

“Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, thotë Rrapaj.

Serat e dëmtuara nga ngricat lajmërojnë një valë inflacioni këtë vit

Serat e sapombjella me domate, kastravecë dhe patëllxhanë në zonat më prodhuese të vendit lajmërojnë për një verë të “acartë” në çmime.

Rënia e sipërfaqeve të mbjella në sera dhe në fushë, për shkak të çmimeve të larta të inputeve bujqësore të kombinuara me ndikimet klimatike (përmbytjet e nëntorit) dhe ngricat e fundit, duket se do të sjellin më pak prodhime vendase në treg e për rrjedhojë, çmime më të larta.

Përvoja ka treguar se çmimet në tregun vendas pësojnë luhatje të fortë në varësi të furnizimeve nga prodhimet vendase dhe çmimet e tyre. Në 10 vitet e fundit ka plot shembuj ku rënia e sipërfaqeve të mbjella është reflektuar me çmime të larta.

Shporta e konsumit të familjeve shqiptare ka aq shumë varësi nga ushqimet, sidomos frutat dhe perimet, sa luhatjet në çmimin e një artikulli të vetëm mund të çekuilibrojë një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, inflacionin.

Sipas INSTAT, grupi “ushqime, pije joalkoolike dhe duhan” zë 42% të totalit të shpenzimeve në një familje, nga 13% që është mesatarja europiane dhe 30-35% në vendet e tjera të rajonit.

Brishtësia e prodhimit vendas në disa kultura sidomos frutat dhe zarzavatet shënon goditje ekstrem në nivelin e përgjithshëm të çmimeve.

Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve përbëjnë më shumë se 70% të inflacionit, ndërsa brenda shportës dominojnë prodhimet vendase të fushës.

Ponari: Primet e Siguracionit për kulturat bujqësore, shumë të ulta

Pak ditë më parë, në një intervistë televizive, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria dhe Presidenti i Shoqatës së Siguresve të Shqipërisë, z.Avni Ponari do të shprehej se primet (çmimet) e sigurimit për kulturat bujqësore janë mjaft të ulëta dhe janë disa lloj skemash, por vendi ynë është ende shumë larg asaj që kërkohet.

Primet e sigurimit për kulturat bujqësore janë tarifa mjaft të ulëta. Nëse për një apartament primi është 50 mijë lekë të vjetra në  vit, kaq është edhe për tokat bujqësore që mund të përmbyten. Ka disa lloj skemash për sigurimet.  Nuk mund të marrësh në sigurim një shtëpi apo objekt që përmbytet çdo vit se ai është i ekspozuar. Po të shohësh hartën Shqipëria është zonë e kuqe nga veriu në jug për shkak të përmbytjeve dhe tërmeteve. Ne jemi shumë larg asaj që kërkohet apo që është e domosdoshme për ta bërë. Një vit që e morën falas përfituan, vitin e dytë që duhet të paguanin vetë, nuk pranuan”.

Sipas Ponarit, tregu i sigurimeve ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë nga fatkeqësitë natyrore.

“Tregu i sigurimeve është i konsoliduar dhe ofron të gjitha llojet e mbulimeve për bujqësinë. Ka mundësi që fermerët të kenë mundësi për të mbijetuar dhe mos u rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore. Duke marrë pjesë të gjithë, blejnë në tregje ndërkombëtare risigurime aq sa është vlera apo rreziku i mundshëm në Shqipëri. Përcaktohet primi vjetor dhe tarifa specifike për të blerë në tregjet ndërkombëtare. Vetë shteti mund të blejë rreziqe katastrofike në tregjet ndërkombëtare. Tregjet e sigurimeve mbulojnë jo vetëm rreziqet katastrofike që janë të përcaktuara, por edhe sasinë e prodhimit në çdo vit. Kjo është një eksperiencë e madhe në botë. Ne jemi vend i vogël që ka më shumë potencial dhe mundësi manovrimi dhe gjetje rrugësh për ta bërë këtë. Është thjesht ndërtimi i programeve dhe strategjive për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi fermerit”.

Sipas themeluesit të SIGAL UNIQA, sigurimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm me ligj por sugjeron që çdo qytetar të mund të marrë pjesë në rreziqe katastrofike.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95% e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona

Çfarë ofron SIGAL UNIQA për fermerët?

 Sigurimet e Bujqësise dhe Blegtorisë

 Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

Përmes kësaj police sigurohen: ndërtesa, makina dhe makineri bujqësore, investimet ne bujqësi, prodhimi bujqësor, serat, linja dhe teknologji prodhimi blegtoral, kafshët bujqësore dhe kafshë me vlera të veçanta përdorimi, shpendët, baza ushqimore.

Sigurimi i bujqësisë dhe Blegtorisë mbron biznesin bujqësor dhe atë blegtoral nga zjarri, vjedhja, rreziqet natyrore, sëmundjet, dëmtimet dhe helmimet aksidentale.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit si dhe llojeve të risqeve që do të sigurohen.

Pse Sigurohet?

Ndonjë ngjarje ndonëse e rrallë e çon fermerin drejt falimentimit pasi thith të gjithë fondet.

Mospërballimi i disa humbjeve sidomos vitet e para. Në periudha të vështira financiare preken fondet rezerve duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e shoqërisë tuaj.

Për të shmangur gjithë këto shqetësime dhe dëmtime të pasurisë, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA , i cili blen rreziqet tuaja duke JU dhënë siguri dhe qetësi. Asnjëherë nuk do të jeni të sigurtë pa qenë të siguruar.

Çfarë rreziqesh mund të sigurohen?

Nga të gjitha rreziqet (breshëri, shtërngata, tufani, cikloni, shiu rrebesh dhe zjarri, ngricat, përmbytjet etj.)

Cilësinë e prodhimit

Rendimenti i prodhimit

Garancia e kontratës me Investitorin nëse investitori është i ndryshëm nga fermeri si dhe kjo pikë mbulon dhe kohën e daljes në prodhim.

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat