12.5 C
Tirana
Friday, November 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBujqësia në Shqipëri, "shtëpi pa çati"/ Italia jep miliona euro për të...

Bujqësia në Shqipëri, “shtëpi pa çati”/ Italia jep miliona euro për të ulur kostot e policave të sigurimit

Në një kohë kur bujqësia në Shqipëri është një “shtëpi pa çati”, me fermerët që mbeten nën mëshirën e kushteve klimatike, ndryshe ndodh në rajon dhe Evropë.

Ministria e Politikave Bujqësore në Itali (Masaf) ka dhënë pesë milionë euro kontribute për të ulur kostot e policave të sigurimit në lidhje me dëmet e shkaktuara nga kushtet klimatike vetëm për rajonin e Marche.

Falë rritjes prej 125.9 milionë euro, fondi për fushatën e sigurimeve ka arritur në gjithsej 356.3 milionë euro.

Anëtarët e Condifesa TVB kanë paraqitur mbi 10,000 kërkesa, duke përfituar në total mbi 5 milionë euro, tashmë të kredituara në llogaritë e tyre.

LEXO EDHENuk është luks, por domosdoshmëri/ Pse nevojitet Sigurimi në Bujqësi

Valerio Nadal, President i Condifesa TVB, e cila avancon shpenzimet e sigurimit në emër të anëtarëve, shprehet i kënaqur: “Durimi i fermerëve u shpërblye! Falë këtij integrimi, Ministria ka rritur ndjeshëm mbulimin publik të kostove të sigurimit, duke përgjysmuar efektivisht kostot e aksesit në atë që tani është një mbrojtje e domosdoshme”. Drejtori

Filippo Codato shtoi: “Këto fonde përfaqësojnë një lehtësim të rëndësishëm për sektorin bujqësor, duke forcuar qëndrueshmërinë e bizneseve në një kontekst të pasigurisë klimatike në rritje dhe paqëndrueshmërisë së tregut. Condifesa TVB vazhdon të përpiqet të sigurojë që anëtarët e saj të mund të përfitojnë nga kontributet publike, duke promovuar menaxhimin gjithnjë e më strategjik të rrezikut për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.”

LEXO EDHEFatura e “kripur” e përmbytjeve/ Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat