14.5 C
Tirana
Thursday, January 2, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBujqësia mbetet një sektor i nën-kredituar/ Eksperti: Shkak edhe mungesa e siguracionit

Bujqësia mbetet një sektor i nën-kredituar/ Eksperti: Shkak edhe mungesa e siguracionit

Ndonëse mbetet sektori që kontribuon më së shumti në ekonominë shqiptare me rreth 22% të Prodhimit të brendshëm bruto, bujqësia vijon të mbetet një sektor i nën-kredituar, gati i braktisur nga bankat.

Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2.4 lekë kredi deri në tetor. Në raport me një vit më parë, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u rrit me vet vetëm 200 milionë lekë apo 9%.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes, në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri vetëm 0.78%.

“Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, thotë për A2 CNN Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.

Hapja e sektorit bankar ndaj bujqësisë konsiderohet e rëndësishme nga përfaqësues të këtij sektori, veçanërisht pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe ulja e buxhetit në dispozicion.

LEXO EDHEBujqësia në Shqipëri, “shtëpi pa çati”/ Italia jep miliona euro për të ulur kostot e policave të sigurimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat