11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBSH mban normën e pandryshuar, Sejko përjashton ndërhyrjet në tregun e këmbimit...

BSH mban normën e pandryshuar, Sejko përjashton ndërhyrjet në tregun e këmbimit valutor

Inflacioni, edhe pse në mënyrë të ngadaltë, është në rënie.

Për këtë arsye Banka e Shqipërisë vendosi të mos rrisë më tej, të paktën momentalisht, normën bazë të interesit.

Guvernatori Gent Sejko komunikoi vendimin e Këshillit Mbikëqyrës, por duke nënvizuar se mund të nevojitet një shtrëngim në të ardhmen, nëse presionet ndaj çmimeve që vijnë kryesisht nga tregu i punës do të vazhdojnë.

Projeksionet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se inflacioni mund të zbresë nën 3% gjatë pjesës së parë të vitit të ardhshëm.

I pyetur ndërkohë për kursin e këmbimit, Sejko deklaroi se tregu po monitorohet, por përjashtoi një ndërhyrje të mundshme.

Sipas analizave të bankës, euro po bie për shkak të prurjeve nga turizmi, emigrantët dhe investimet e huaja, ndërsa rënia i bën importet më të lira, duke lehtësuar inflacionin.

Javën e ardhshme institucioni qendror monetar do të zhvillojë një takim me bankat, për të vlerësuar nëse forcimi i lekut krijon vështirësi për sektorin financiar apo për bizneset.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat