-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBrenda dy ditësh, dy punonjës ndërtimi humbën jetën në vendin e punës/...

Brenda dy ditësh, dy punonjës ndërtimi humbën jetën në vendin e punës/ Shoqata e Siguruesve: Pse nevojitet sigurimi

Javën e shkuar, brenda dy ditëve, dy punëtorë ndërtimi humbën jetën në vendin e punës në Shëngjin.

28-vjeçari Emiljano Frroku u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati. Rezultoi se ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.

Ndërsa punëtori tjetër, 50-vjeçari Preng Gjoni, humbi jetën një ditë më pas pasi një dërrase që u shkëput nga një objekt në ndërtim duke i rënë në kokë.

Lidhur me këtë situata ka reaguar edhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e cila përmes një shkrimi arsyeton pse Sigurimet, në këto rast ai ndaj Aksidenteve në Punë, është shumë i rëndësishëm.

Në Shqipëri flitet shumë pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në sektorë të ndryshëm nuk kanë munguar.

Sipas shifrave zyrtare, dhjetëra persona humbin jetën në vendin e punës. Por sa raste të tjera ka që nuk bëhen publike…

Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.

Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.

Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë”, shkruan Shoqata, që tregon më pas edhe çfarë ofron Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet.

“Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet

Mbulimet kryesore:

  • Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
  • Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
  • Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
  • Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

  • Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
  • Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

  • Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
  • Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
  • Qetësi morale për punëdhënësin që siguron punonjësit
  • Garanci për detyrimet e punëdhënësit

“Sigurim do të thotë mbrojtje financiare dhe ligjore. Ndaj as mos punoni diku, as mos punësoni dikë pa patur më parë siguracionet e nevojshme”, apelon Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

LEXO EDHETërmeti i sotëm në Greqi/ Shoqata e Siguruesve: Sigurimi i Pronës, mbrojtje për të ardhmen

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat