14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBQE e mban të pandryshuar normën bazë të interesit

BQE e mban të pandryshuar normën bazë të interesit

Banka Qendrore Europiane, sikurse pritej gjerësisht nga investitorët, e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për të tretin takim me radhë, në nivelin e 4%.

BQE po përballet me një ngadalësim të ekonomisë së eurozonës dhe një stabilitet të brishtë të sistemit financiar, por pavarësisht kësaj është e vendosur ta ulë inflacionin në 2%, nga 2.9% që është aktualisht.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, po qëndron në rreth 103.4, pranë nivelit më të lartë në 6 javët e fundit.

Analistët parashikojnë se ekonomia amerikane do të jetë rritur me 2% me bazë vjetore, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023, sipas një sondazhi të Reuters.

Raporti pritet të tregojë se SHBA e shmangu recesionin në vitin 2023, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë i moderuar në tremujorin e fundit, duke nxitur pritjet për ulje të normave të interesit rreth gjysmës së parë të këtij viti.

Indeksi i dollarit amerikan ka fituar rreth 2% të vlerës gjatë janarit, pasi tregtarët zvogëluan në mënyrë drastike bastet për uljen e interesave në muajin mars, nga Rezerva Federale.

Tregjet vlerësojnë tashmë rreth 43% shanse për uljen e normës së interesit në mars, nga rreth 88% një muaj më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat