Dhjetëra raste të infektuar me kolera janë diagnostifikuar në Haiti, duke alarmuar autoritetet në Karaibe.
Infeksioni ka shkaktuar deri më tani 8 viktima, ndërkohë që sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Haitit, 68 raste të reja janë identifikuar vetëm në javën e parë të muajit tetor.
Shumica dërrmuese e rasteve të kolerës janë fëmijë, raportojnë mediat e huaja.
Shëndeti publik vendor ka nisur parapërgatitjet për një përkeqësim të mundshëm të situatës shëndetësore në vend.
Sistemi spitalor në vend është në gjendje të mjerueshme, ndërkohë që shumë spitale kanë njoftuar mbylljen apo kufizimin e shërbimeve për shkak të mungesës së energjisë elektrike.