5.5 C
Tirana
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBora bllokon Rrugën e Arbrit, nevojitet vigjilencë në drejtim, respektim i rregullave...

Bora bllokon Rrugën e Arbrit, nevojitet vigjilencë në drejtim, respektim i rregullave të qarkullimit. Bonus-Malusi në fuqi

Rruga e Arbrit është e bllokuar për momentin për shkak të borës në segmentin e Xibrit në Klos. Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar nga tunelet e fshatit Shkallë deri tek tuneli i Murrizit.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në anën e Tiranës, ku prania e dëborës në fshatin Bastar-Murriz ka bllokuar automjetet para se të hynin në tunel.

Kujdes dhe vigjilencë në drejtim

Rruga e Arbrit karakterizohet nga standarde të ulëta të mirëmbajtjes, të cilat shpesh kanë shkaktuar aksidente.

Shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi historiku i dëmeve ndikon në sistemin Bonus-Malus: për një dëmtim, rritet 19% rinovimi i TPL, dhe për raste të përsëritura më shumë se një herë, rritja mund të shkojë deri 36%.

Qëllimi kryesor i sistemit Bonus-Malus është edukimi i drejtuesve të mjeteve për një sjellje të kujdesshme në rrugë, duke u përqendruar në respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shpejtësisë.

Të dhënat e fundit tregojnë se aksidentet rrugore kanë shkaktuar mijëra të plagosur dhe qindra viktima gjatë vitit të fundit dhe pesë viteve të fundit, duke e bërë të domosdoshëm një sistem motivues për drejtuesit e rregullt dhe penalizues për shkaktarët e dëmeve.

Shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, sepse edhe në rrugët jokoncesionare, ku aksidenti mund të ketë si shkaktar mirëmbajtjen e ulët, mungesën e sinjalizimit, rrëshqitjen e materialeve në rrugë apo barrat e tjera, siç shpesh Rruga e Arbrit është bërë shkak, përgjegjësia financiare bie mbi drejtuesin e mjetit dhe mbi siguruesin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat