A është e vërtetë që sistemi bonus-malus do të rrisë të ardhurat e siguruesve, duke shtrenjtuar çmimet e TPL-ve? Jo. Ky është një keqinformim dhe numerikisht dhe aritmetikisht ky artikull do të sqarojë fare thjeshtë se si me këtë sistem po ndodh krejt e kundërta.
BONUS-MALUS
Qëllimi kryesor i sistemit Bonus-Malus është edukimi i drejtuesve për një sjellje të kujdesshme në rrugë, duke u përqendruar në respektimin e rregullave të qarkullimit dhe shpejtësisë.
Të dhënat e fundit tregojnë se aksidentet rrugore kanë shkaktuar mijëra të plagosur dhe qindra viktima gjatë vitit të fundit dhe pesë viteve të fundit, duke e bërë të domosdoshëm një sistem motivues për drejtuesit e rregullt të mjeteve dhe njëherësh penalizues për shkaktarët e dëmeve.
Sistemi bonus–malus ndikon drejtpërdrejt në çmimin e sigurimit TPL, duke e rritur atë për drejtuesit që shkaktojnë dëme dhe duke e ulur për ata që drejtojnë me kujdes.
Një drejtues që shkakton 1 dëm do të ketë një koeficient 1.19 përsa i takon historikut të dëmeve, pra një rritje prej 19% në llogaritjen e çmimit të TPL-së.
Drejtuesit që shkaktojnë më shumë se një dëm do të penalizohen edhe më shumë, me koeficient 1.36, ose 36% rritje, përsa i takon historikut të dëmeve.
Historiku i dëmeve është vetëm njeri element, që kombinohet me faktorët e tjerë të riskut, që do të sjellë çmimin final të TPL-së.
Në praktikë, rritja me 1.19 e historikut të dëmeve, përkthehet në një rritje mesatare rreth 10% të çmimit të TPL për drejtuesit me dëme.
Ndërkohë, drejtuesit e rregullt, pa asnjë dëm, përfitojnë një ulje rreth 3% të çmimit të TPL.
SHEMBULLI ME PETËZA DHE BASHKËSI
Le ta shohim këtë me një shembull të thjeshtë aritmetik:
-
96% e drejtuesve nuk shkaktojnë dëme
-
4% e drejtuesve shkaktojnë dëme
Në 100 drejtues mjetesh, 96 janë të rregullt, 4 shkaktojnë dëme.
Para bonus–malusit, të gjithë paguanin njësoj.
Le të hamendësojmë se pagesa ishte 100 njësi.
-
96 drejtues paguanin nga 100 njësi
-
4 drejtues paguanin po 100 njësi
Tregu total i TPL:
(96 × 100) + (4 × 100) = 10.000 njësi
Pas aplikimit të bonus–malusit:
-
96 drejtues të rregullt paguajnë 97 njësi (u ul me 3%, që domethënë me 3 njesi)
-
4 drejtues paguajnë 110 njësi (u rrit me 10%, që domethënë me 10 njesi)
Totali bëhet:
(96 × 97) + (4 × 110) = 9.752 njësi totali i njesive të orientuara te tregu i sigurimeve, për 100 drejtues.
Kjo do të thotë 248 njësi më pak në total.
Pra, sistemi bonus–malus nuk rrit të ardhurat e tregut të TPL, siç pamë nga njësitë, por i ul ato.
Qëllimi i tij nuk është mbledhja e më shumë parave, por ndarja më e drejtë e kostos dhe nxitja e drejtimit të përgjegjshëm.




