15.5 C
Tirana
Wednesday, April 8, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBombola e gazit shkaku i shpërthimit në Lezhë? Sigurimi i detyruar i...

Bombola e gazit shkaku i shpërthimit në Lezhë? Sigurimi i detyruar i enëve në presion dhe monitorimi ligjor

Disa biznese, dhjetra banesa dhe disa automjete u dëmtuan materialisht nga shpërthimi aksidental i një bombole gazi dje në mbrëmje. Ngjarja ndodhi në një byrektore të qytetit të Lezhës.

“A ishin të siguruara bizneset?”, ishte pyetja e drejtë e një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes studios televizive dhe një gazetareje, që po raportonte nga terreni i ngjarjes aksidentale në Lezhë.

Sigurimi KASKO i automjeteve, sigurimi i pronave dhe sigurimi i shëndetit nga ngjarjet aksidentale, do të kishte sheshuar shumë dhembje koke të nesërmen e atij shpërthimi aksidental për të rikuperuar dëmet materiale dhe/ose shëndetësore. Dëme, të cilat me sy të lirë, nga raportimet televizive duken qindra-mijëra euro.

Por ka diçka përtej kësaj, Sigurime.Online sjell në vëmendje se pyetja e parë dhe më e rëndësishme, që duhej bërë specifikisht në rastin e Lezhës është kjo:

A është zbatuar ligji? A ishte kryer kontrolli dhe monitorimi i nevojshëm për sigurimin e detyruar të enëve nën presion, siç parashikon legjislacioni shqiptar? 

Bombolat e gazit, sipas legjislacionit shqiptar, kanë shtrëngim ligjor për ta siguruar përgjegjësinë e tyre civile.

Legjislacioni shqiptar për bombolat e gazit, enët nën presion

Sipas Ligjit nr.32/2016 dhe VKM-së nr.268, datë 2 maj 2024, çdo subjekt që përdor pajisje dhe impiante nën presion, si bombolat e gazit, rezervuarët e karburanteve apo kaldajat industriale, detyrohet të ketë sigurimin e përgjegjësisë civile për enët nën presion.

Ky sigurim mbulon:

a) dëmet ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve;

b) dëmet ndaj pronës së qytetarëve dhe

c) humbjet financiare dhe dëmet ndaj mjedisit nga aksidentet industriale.

Operatorët ekonomikë që administrojnë ose përdorin pajisje nën presion në kuadër të veprimtarive tregtare, përfshirë: restorante, hotele, institucione shëndetësore dhe arsimore, fabrikat dhe linjat e prodhimit, kompanitë që prodhojnë ose tregtojnë gazra teknike dhe mjekësore, transportuesit e bombolave dhe autocisternave, si dhe pajisjet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi janë të detyruar sipas ligjit ta sigurojnë përgjegjësinë civile të enëve nën presion.

Kufijtë minimalë të sigurimit përcaktohen sipas nivelit të riskut:

  • Kufijtë minimalë të sigurimit përcaktohen sipas nivelit të riskut:
    RREZIKU PËRFITIMI PËR NGJARJE TOTALI AGREGAT PËR MBULIM
    RREZIK I ULËT 10 mln Lekë 20 mln Lekë
    RREZIK I MESËM 20 mln Lekë 40 mln Lekë
    RREZIK I LARTË 35 mln Lekë 70 mln Lekë
    RREZIK SHUMË I LARTË 50 mln Lekë 100 mln Lekë

Secili operator është i detyruar të lidhë dhe të rinovojë pa ndërprerje kontratën e sigurimit gjatë gjithë periudhës së përdorimit të pajisjeve nën presion.

Për fatin e mirë ngjarja e Lezhës nuk pati dëme shëndetësore, as dëme në jetë, por dëmet materiale, me dhjetra e qindra mijëra euro shkundin fort alarmin: si monitorohen zbatimet e sigurimeve të detyrueshme me ligj? 

Një pjesë të kësaj përgjigjeje do të na e japi ecuria e hetimit të ngjarjes së Lezhës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat