14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Bobo, hajdeni se e gjetëm”/ Me duar në kokë dhe me lot,...

“Bobo, hajdeni se e gjetëm”/ Me duar në kokë dhe me lot, momenti kur banorët gjejnë trupin e pajetë të shoferit

Është gjetur pas 9 orësh kërkime trupi i pajetë i shoferit 21-vjeçar, Fabjol Ibraliu, i cili pësoi aksident mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Trupi është gjetur disa metra larg makinës brenda bimësisë së dendur në oborrin e një banese në fshatin Konjat të Lushnjes.

Ka qenë djali 12-vjeçar i banesës, ku përfundoi makina, që pa diçka që shkëlqente dhe dalloi trupin të mbuluar nga bimësia e dendur.

I riu po drejtonte një automjet tip “Ford”, teksa pasi u përplas me barrierat anësore të rrugës dhe disa makina të parkuara përfundoi brenda oborrit të një banese.

Referuar informacioneve paraprake, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë shkaku i aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat