8.5 C
Tirana
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBlerand Stavileci për Sigurime.Online: SIGAL, një kontribut kapital në basketbollin e Prishtinës...

Blerand Stavileci për Sigurime.Online: SIGAL, një kontribut kapital në basketbollin e Prishtinës dhe jetën sportive të qytetit

Presidenti i klubit të basketbollit SIGAL Prishtina, Blerand Stavileci, ka folur për Sigurime.Online mbi rolin dhe kontributin afatgjatë të SIGAL Insurance Group në zhvillimin e basketbollit të Prishtinës, si dhe në jetën sportive e kulturore të qytetit, duke e cilësuar këtë partneritet si të pazëvendësueshëm.

Sipas Stavilecit, SIGAL është tashmë një emër i konsoliduar në industrinë e sigurimeve, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

“Kompania e SIGAL-it në industrinë në të cilën operon është një emër i njohur dhe një firmë lidere, gjë që ata vetë e dinë më së miri përmes numrave dhe pjesëmarrjes së tyre në treg”, thekson ai, duke nënvizuar se këto janë aspekte profesionale që flasin vetë.

Megjithatë, sipas tij, madhështia e vërtetë e kësaj kompanie shkon përtej tregut të sigurimeve dhe financave. Stavileci vë në dukje se SIGAL ka investuar në një industri që historikisht ka pasur shumë më pak përfitime materiale: sportin.

“Ajo që e bën shumë të madhe këtë kompani është industria e sportit, një fushë që nuk i ka pasur dhe vështirë se do t’i ketë ndonjëherë përfitimet që ka tregu i sigurimeve apo tregu financiar në Kosovë”, shprehet ai.

Presidenti i SIGAL Prishtinës thekson se kompania ka lënë gjurmë të thella në sport, ashtu siç ka ndërtuar emrin e saj edhe në industrinë e sigurimeve. Partneriteti mes SIGAL-it dhe klubit të Prishtinës zgjat prej më shumë se dy dekadash.

“Sivjet është viti i 22-të që SIGAL e përkrah sportin dhe konkretisht ekipin e Prishtinës në basketboll”, kujton Stavileci, duke shtuar se përkrahja e kompanisë nuk është kufizuar vetëm te basketbolli, por ka përfshirë edhe organizata e ngjarje të tjera sportive.

Duke folur për sukseset sportive, ai rendit shifra që, sipas tij, janë unike jo vetëm në basketbollin kosovar, por edhe më gjerë. Prishtina numëron 40 trofe, prej të cilëve pothuajse mbi 80 për qind janë fituar në periudhën kur klubi mban emrin SIGAL si parashtesë. Po ashtu, klubi ka arritur tre tituj ndërkombëtarë, 79 fitore ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje në 16 ekipet më të mira të FIBA Europe Cup.

“Këto janë suksese që asnjë klub tjetër nuk i ka arritur, jo vetëm në basketboll, por as në sporte të tjera”, thekson Stavileci, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë bilanc historik me mbështetjen e vazhdueshme të SIGAL-it.

Sipas tij, kontributi i SIGAL Insurance Group për Prishtinën është shumë më tepër sesa sponsorizim sportiv. Ai e përshkruan atë si një kontribut kapital për qytetin, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën sportive dhe kulturore.

“Kontributi i tyre është kapital, i pashmangshëm dhe vendimtar nëse duam të rendisim faktorët që kanë ndikuar në këto rezultate dhe suksese”, shprehet ai.

Në përfundim, Stavileci nënvizon se ky vlerësim nuk është vetëm personal. Sipas tij, shumica e njerëzve të përfshirë në sportin e Prishtinës do të pajtoheshin se emri SIGAL është i pandashëm nga sukseset e qytetit në basketboll.

“Jo vetëm unë, por shumica e atyre që janë pjesë e sportit në Prishtinë, do ta përmendin emrin SIGAL si një nga faktorët kryesorë të këtyre arritjeve”, përfundon ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat