6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Blackout" në gjithë botën, reagon KE: Problemi i Facebook shenjë e ngushtimit...

“Blackout” në gjithë botën, reagon KE: Problemi i Facebook shenjë e ngushtimit të konkurrencës në teknologji

Nënkryetarja ekzekutive e komisionit Europian, njëkohësisht edhe Eurokomisionere për Konkurrencën, Margrethe Vestager, duke komentuar për shkeputjen e një dite më parë të rrjeteve sociale të kompanisë Facebook, e ka cilësuar si shenjë të monopoleve që kompanitë e mëdha kanë krijuar mbi tregun e telekomunikacionit.

Shkëputja zgjati rreth 6 orë dhe sipas Facebook-ut i detyrohej një “ndryshimi të gabuar konfigurimi”, por kompania nuk dha një shojegim më të kuptueshëm për publikun.

“Kemi nevojë për alternativa dhe zgjedhje në tregun e teknologjisë dhe nuk duhet të mbështetemi vetëm në disa lojtarë të mëdhenj, kushdo që të jenë, ky është qëllimi i (DMA),” shkroi ajo në Twitter.

Vestager propozoi vitin e kaluar të ashtuquajturin “Akti i Tregjeve Dixhitale” (DMA), që rregullon aktivitetin e gjigandëve të teknologjisë si Amazon, Apple, Facebook dhe Google, duke përvaktuar se çfarë munden dhe nuk munden të bëjnë. Qëllimi është që ato të ndryshojnë modelin e biznesit, duke krijuar hapsirë për më tepër konkurrencë në treg.

Aktualisht Akti i Tregjeve Dixhitale po debatohet nga ligjvënësit evropian së bashku me propozime të tjera që syojnë inkurajimin e konkurrencës në tregun e teknologjisë, por do të duhet kohë që vendet të bien dakord mbi rregullat e reja.

Ndërkohë, incidenti ka shkaktuar një rrjedhje të përdoruesve nga paltformat sociale të Facebook drejt rrjeteve të tjera si Twitter apo Signal.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat