Ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Raportime për një gjë të tillë kanë ndodhur në disa qytetësi Durrësi, Elbasani, Kukës dhe Korçë.
Energjia i është ndërprerë edhe Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, e cila mbante detyrën e Ministres së Jashtme.
Mirëpo ndërkohë që seanca vijonte, transmetimi i saj live është ndërprerë.
OSHEE nuk ka bërë asnjë njoftim për ndërprerjen e papritur të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Një luhatje e tillë tensioni rrit rrezikuar për të dëmtuar elektroshtëpiaket.
Shumë abonentë familjarë por edhe biznese janë ankuar vazhdimisht për luhatjet e tensionit këto ditë të nxehta.