10.5 C
Tirana
Wednesday, October 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeBizneset shqiptare në Kosovë bashkohen për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik

Bizneset shqiptare në Kosovë bashkohen për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, me mbështetjen e SIGAL IG, organizoi një aktivitet të rëndësishëm ekonomik, me qëllim forcimin e lidhjeve mes bizneseve shqiptare që operojnë në Kosovë.

Ky takim shërbeu si një platformë bashkëpunimi për sipërmarrësit shqiptarë nga të dy vendet, duke synuar rritjen e partneriteteve ekonomike, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive të reja investimi.

Në aktivitet, si mbështetës dhe sponsorizues, mori pjesë edhe CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari.

SIGAL IG, kompani e cila operon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut mbështet nismat kombëtare që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik si dhe në integrimin rajonal.

Në këtë veprimtari mbajtën fjalë rasti edhe z. Petrit Malaj, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, dhe z. Avni Ponari, CEO i SIGAL Insurance Group.

Gjatë fjalës së tyre, të dy theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, partneritetit dhe vizionit të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të qëndrueshme ekonomikisht për hapësirën shqiptare.

SIGAL vetëm pak ditë më parë shënoi 22 vjet operim me sukses, duke konfirmuar veten në pozita shumë të shëndosha edhe në tregun e Kosovës, si pjesë e denjë e familjes SIGAL IG, që është kompania më e besuar e sigurimeve në rajon.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat