8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBiletat më të mira nëse do udhëtoni në Europë me tren

Biletat më të mira nëse do udhëtoni në Europë me tren

Gjenerata të tëra kanë përdorur hekurudhat për të udhëtuar nëpër Europë.

Teksa konsumatorët bëjnë thirrje për udhëtime më të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore, hekurudha po bëhet një opsion gjithnjë e më tërheqës.

Midis viteve 2005 dhe 2018, shitjet e lejeve biletave Interrail, të cilat ju japin mundësi të udhëtoni pothuajse në të gjithë trenat e Europë, u trefishuan.

Ky është një lajm i madh për planetin.

LEXO EDHESIGAL, miku më i mirë në udhëtimet tuaja jashtë Shqipërisë

Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, udhëtimet hekurudhore emetojnë mesatarisht 14 gramë CO2 për milje të ҫdo pasagjeri. Nga ana tjetër, udhëtimi me avion gjeneron 285 gramë CO2  për milje të ҫdo pasagjeri.

Bileta Interrail është një mundësi e mirë nëse dëshironi të udhëtoni nëpër vende të ndryshme. Ajo ju jep mundësinë të udhëtoni në pothuajse të gjithë trenat e Europës, duke ju dhënë akses në 40 kompani hekurudhore dhe tragetesh në 33 vende.

Bileta hekurudhore është e disponueshme si për rezidentët europianë, ashtu edhe për ata jo-europianë që janë rezidentë të ligjshëm. Ju mund të hipni në shumicën e trenave duke i treguar personelit biletën Interrail nga telefoni juaj. Çmimet fillojnë nga 185 € për dy ose më shumë shtete.

Por, po sikur të doni të udhëtoni vetëm brenda një shteti?

Cilat janë lejet biletat më të mira kombëtare hekurudhore?

Nëse do të udhëtoni vetëm brenda një vendi të Europës, ia vlen të kontrolloni biletat kombëtare. Interrail ofron “biletat për një vend të caktuar”. Me anë të saj, pasagjerët mund të rezervojnë 3, 4, 6 ose 8 ditë udhëtimi në një vend të caktuar.

Por, kompanitë kombëtare hekurudhore ofrojnë biletat e tyre, të cilat mund të reduktojnë tarifat e kushtueshme të rezervimit (deri në 20 €) që kompanitë hekurudhore u vendosin ndonjëherë personave që kanë një leje Interrail.

Fatkeqësisht, Franca nuk ka një bileta të ngjashme me atë Interrail për udhëtimet hekurudhore brenda shtetit të saj. Por destinacionet e tjera kryesore europiane e ofrojnë një biletë të tillë.

Bileta hekurudhore kombëtare në Itali

Dëshironi të shijoni një gotë verë nën diellin mesdhetar? Kompania kombëtare hekurudhore në Itali ofron biletën “Trenitalia” për këdo që banon jashtë Italisë.

Ndryshe nga Interrail, ajo mbulon vetëm trenat Trenitalia me shpejtësi të lartë, ato ndërurban dhe trenat me fjetje. Trenat rajonalë nuk përfshihen në këtë leje, por janë hequr tarifat e kushtueshme të rezervimit të vendeve.

Pasagjerët blejnë një numër të caktuar udhëtimesh (3, 4, 7 ose 10 udhëtime) në një periudhë të caktuar kohore. Çmimet fillojnë nga 129 €. Ka versione të ndryshme për të moshuarit dhe për të rinjtë, dhe gjithashtu lejohet të mbahen falas dy fëmijë nën 12 vjeç për ҫdo biletë për të rritur.

Bileta hekurudhore kombëtare në Gjermani

Shkoni nga festat në Berlin te shëtitjet në malet bavareze nëpërmjet biletës hekurudhore gjermane.

Rezidentët që nuk kanë nënshtetësi gjermane mund të blejnë bileta të ndryshme të njëpasnjëshme ose të çdo dite, duke bërë kështu të mundur udhëtime të pakufizuara në trenat e Deutsche Bahn për periudha të caktuara kohore brenda një muaji.

Tarifat e rezervimit të vendeve janë opsionale në shumicën e trenave gjermanë. Çmimet variojnë nga 182 € deri në 470 €, dhe janë të disponueshme abonime 3, 4, 5, 7, 10 dhe 15 ditore.

Bileta hekurudhore kombëtare në Spanjë

Rezidentët që nuk kanë nënshtetësi spanjolle mund të blejnë lejen Renfe Spain. Udhëtarët mund të blejnë 4, 6, 8 ose 10 udhëtime individuale me tren të çdo largësie për një periudhë njëmujore. Këto udhëtime janë të vlefshme në të gjithë trenat e Renfe për distanca të largëta dhe të mesme. Kostoja e lejes mbulon të gjitha tarifat e rezervimit.

Ndryshe nga leja Interrail, kjo leje nuk ofron udhëtime të pakufizuara gjatë një dite – nëse ndërroni trenin, kjo do të llogaritet si dy udhëtime. Në biletën Interrail, nëse rezervoni një ditë udhëtimi, mund të ndërroni aq trena sa të doni. Çmimet e lejes Renfe variojnë nga 180 € në 210 €.

Biletat e udhëtimit në Zvicër

Turistët në Zvicër mund të blejnë biletën zvicerane të udhëtimit. Kjo ofron një numër të pakufizuar udhëtimesh në rrjetin hekurudhor zviceran për një periudhë të vazhdueshme prej 3 ditësh, 4 ditësh, 8 ditësh ose 15 ditësh.

Bileta zvicerane Flexi ofron një numër të pakufizuar udhëtimesh në sistemin hekurudhor zviceran për 3, 4, 8 ose 15 ditë brenda periudhës së një muaji. Çmimet variojnë nga 232 € deri në 439 € për një biletë të klasit të dytë. /Euronews

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat