33.5 C
Tirana
Monday, June 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreBeinsure: Në Afrikë shumë fermerë, por pak sigurime të prodhimeve bujqësore

Beinsure: Në Afrikë shumë fermerë, por pak sigurime të prodhimeve bujqësore

Afrika ka 17% të kullotave dhe tokave të punueshme në Botë.

Vlera e sigurimeve bujqësore në këtë kontinent është më pak se 0.7% e totalit botëror.

Shifra është shumë e ulët, sidomos duke pasur parasysh se rreth 60% e njerëzve që punojnë në Afrikë janë të angazhuar në bujqësi.

Me ndryshimet klimatike që po ndodhin, edhe në Afrikë rreziqet në bujqësi po bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Sigurimi bujqësor nuk është i përhapur në të gjithë Afrikën.

Zhvillimi i tij është përqendruar vetëm në disa vende si: Nigeria, Benini, Senegali, Burkina Faso, Mali dhe Gana.

Në Afrikën e Jugut, një studim i këtij viti tregoi se 22% e prodhuesve të misrit humbën më shumë se 60% të mbjelljeve për shkak të dëmeve nga përmbytjet.

Përveç kësaj, sulmet e karkalecave dhe ndërprerjet e energjisë kanë sjellë dëme të mëdha për fermerët, duke u rritur shpenzimet dhe rreziqet.

Fermerët e vegjël kanë më shumë nevojë për sigurim.

Sigurimi i ndihmon ata të përballen me ndryshimet e motit dhe rreziqe të tjera.

Sipas “beinsure”, nëse një fermer ka sigurim, ka më shumë gjasa të marrë kredi dhe të investojë në fara, plehra dhe punëtorë që i duhen para korrjes.

Ky investim mund të rrisë të korrat.

Sigurimi, si mbështetje, i jep fermerit qetësi dhe besim për të investuar dhe për të lidhur marrëveshje me blerës apo përpunues.

Bujqësia në Afrikë përballet me shumë rreziqe si reshje të forta, breshër, thatësirë dhe ndërprerje të energjisë.

Këto rreziqe mund të dëmtojnë prodhimin dhe pasuritë e fermerëve.

Për të mbrojtur veten, fermerët duhet të kuptojnë mirë rreziqet, të marrin masa dhe të jenë të siguruar siç duhet.

Në shumë raste, një stuhi breshëri mund të shkatërrojë krejt prodhimin dhe t’i lërë ata pa asnjë të ardhur. Prandaj, është e rëndësishme që fermerët të kenë njohuri dhe kapital për t’u përgatitur për raste të tilla.

Në disa vende si Mali, pasi u fut sigurimi bujqësor, shumica e fermerëve kuptuan rëndësinë e tij dhe patën një ndërgjegjësim me hapa të ndjeshëm.

Një nga format më të përhapura të sigurimit është sigurimi në bazë të indeksit.

Ky sigurim nuk kërkon vlerësim në terren, por paguan në bazë të matjeve si reshjet apo vdekshmëria e bagëtive.

Ky sistem është më i shpejtë dhe më i lirë.

Teknologjia si pagesat me celular po e lehtësojnë edhe më shumë këtë proces.

Për më tepër, ky sigurim i qartëson rregullat që në fillim dhe shmang keqkuptimet mes fermerëve dhe kompanive të sigurimit.

Megjithatë, ky lloj sigurimi i ka edhe disa kufizime.

Për momentin, mbulon pak lloje kulturash dhe kërkon të dhëna të sakta historike për të llogaritur çmimet në mënyrë të drejtë.

Vendosja e infrastrukturës për të mbledhur këto të dhëna është shumë e kushtueshme dhe kërkon financim të madh.

Shumë ferma janë të nën-siguruara, që do të thotë se janë të siguruara për më pak sesa vlen pasuria e tyre.

Kjo mund të ndodhë nga pakujdesia apo për të kursyer para.

Shumë fermerë e kuptojnë që janë të nën-siguruar vetëm pasi ndodh dëmi.

Ata duhet të përditësojnë rregullisht vlerën e pasurisë së tyre dhe të administrojnë mirë informacionin për të shmangur probleme.

Në kohë të vështira financiare, disa fermerë vendosin të zvogëlojnë sigurimin apo ta anulojnë atë për të kursyer.

Por kjo mund të jetë një vendim i rrezikshëm që e bën më të vështirë rikuperimin pas një dëmi.

Është më mirë që fermerët të rishikojnë strukturën e sigurimit sesa ta heqin krejt.

Ndërprerjet e energjisë janë një tjetër rrezik serioz, sidomos në Afrikën e Jugut.

Ato dëmtojnë prodhimin, pajisjet elektrike dhe rrisin kriminalitetin.

Kur energjia rikthehet pas një ndërprerjeje, rritja e papritur e tensionit mund të dëmtojë pajisjet.

Fermerët duhet të flasin me kompaninë e sigurimeve për të kuptuar nëse politikat e tyre mbulojnë dëmet nga këto situata.

Çdo vit në bujqësi ka sfidat e veta. Viti 2024 nuk ka qenë përjashtim. Sigurimi bujqësor mund t’i ndihmojë fermerët të mbrojnë të korrat dhe pasuritë e tyre, duke i dhënë atyre qetësi dhe mundësi të përqendrohen në punën e tyre.

Sipas “beinsure”, studimet tregojnë se vetëm 14% e fermerëve të vegjël kanë akses në sigurim bujqësor, edhe pse 90% prej tyre e konsiderojnë të dobishëm.

Arsyeja kryesore pse nuk e përdorin është mungesa e informacionit.

Shumë nuk dinë si funksionon sigurimi dhe disa të tjerë thonë se nuk ka produkte sigurimi në zonat e tyre.

Disa e konsiderojnë edhe të shtrenjtë.

Përdorimi i sigurimit ndikohet nga gjinia, niveli arsimor, mungesa e informacionit dhe perceptimet e gabuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat