14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBE propozon rregulla të reja për menaxhimin e zonës Schengen

BE propozon rregulla të reja për menaxhimin e zonës Schengen

“Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të përditësuara për të forcuar menaxhimin e zonës Shengen, e cila nuk ka kontrolle të brendshme kufitare.

Ndryshimet e synuara do të çojnë në një koordinim më të mirë dhe do të pajisin më mirë vendet anëtare për t’u përballur me sfida të reja kur menaxhojnë kufijtë e përbashkët të jashtëm të Bashkimit dhe kufijtë e brendshëm brenda zonës Shengen“, tha BE në një deklaratë.

Komisioni dëshiron të lejojë transferimin nga një shtet anëtar në tjetrin të migrantëve të paligjshëm të ndaluar pranë kufirit të tyre të përbashkët, si pjesë e një draft reforme Shengen të paraqitur të martën.

 

Qeveria europiane planifikon gjithashtu të përcaktojë rregulla mbi aftësinë e një vendi për të shtrirë kontrollet në kufijtë e tij të brendshëm brenda zonës Shengen dhe për të harmonizuar masat e marra në kufijtë e jashtëm kundër kërcënimeve shëndetësore të tilla si një pandemi.

Megjithëse zona Shengen është në parim një zonë e lëvizjes së lirë pa kufij të brendshëm midis 26 vendeve (22 vende të BE-së plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra), disa vende kanë rivendosur kontrollet e rastësishme kufitare në vitet e fundit pas krizës së emigrantëve të vitit 2015, si dhe kërcënimeve terroriste. /TCH

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat