15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBE planifikon një rritje ekonomike prej 120 miliardë eurosh duke lehtësuar rregullat...

BE planifikon një rritje ekonomike prej 120 miliardë eurosh duke lehtësuar rregullat e Sigurimit

Bashkimi Evropian propozoi të mërkurën ndryshimin e rregullave të kapitalit të bllokut për kompanitë e sigurimeve duke akorduar 120 miliardë euro për riparimin e një ekonomie të goditur nga COVID-19 dhe për të arritur qëllimet klimatike, pa dëmtuar mbrojtjen e mbajtësve të policave.

Britania e Madhe, e cila është shtëpia e tregut më të madh të sigurimeve komerciale në botë dhe që u largua nga BE dhjetorin e kaluar, ka filluar rishikimin e rregullave të kapitalit të njohur si “Solvency II”. Ai do të shqyrtojë se si ndryshimet e Brukselit mund të ndikojnë në konkurrencën e Londrës.

BE propozoi gjithashtu një kuadër ligjor për mbylljen e shpejtë dhe të rregullt të siguruesve me probleme për të shmangur destabilizimin e sistemit financiar, duke pasqyruar një lëvizje të ngjashme me bankat pas krizës globale financiare që çoi në shpëtimin e taksapaguesve.

Duke parashikuar shqetësimet se po tërhiqej nga rregullat, BE shprehet se “Solvency II” do të mbetet “standardi i artë”.

Ky nuk është një ndryshim revolucionar, këto janë ndryshime graduale por të rëndësishme,” u tha gazetarëve komisioneri i shërbimeve financiare të BE -së Mairead McGuinness.

Kjo nuk është një dhuratë për industrinë e sigurimeve.”

Rregullat e kapitalit “Solvency II” me vlerë 10.4 trilionë euro, u prezantuan për sektorin në 2016, dhe zbatohen nga kompani sigurimesh si Allianz, Generali dhe AXA.

Atyre iu desh një rishikim rutinë, por nevoja për të rindërtuar një ekonomi të goditur nga pandemia dhe për të investuar në infrastrukturën e gjelbër për të përmbushur objektivat neto zero të karbonit, shtoi një ndjenjë urgjence.

Vazhdimi i normave të ulëta të interesit që minojnë modelet e biznesit të siguruesve gjithashtu kishte nevojë për trajtim, së bashku me nevojën për të përshtatur më mirë rregullat e “Solvency II” me siguruesit më të vegjël, më pak të rrezikshëm.

‘DREJTIM I GABUAR’

Ndryshimet, të cilat kanë nevojë për miratim nga shtetet e BE -së dhe Parlamenti i saj, do të akordojnë 90 miliardë euro në afat të shkurtër dhe 30 miliardë euro të tjera në afat të gjatë.

Sven Giegold, një anëtar i Partisë së Gjelbër Gjermane në Parlamentin Evropian, tha se propozimet shkojnë në “drejtimin e gabuar” duke injoruar këshillat e rregullatorëve të BE-së.

Olav Jones, zëvendës drejtor i përgjithshëm për Insurance Europe, tha se ai mirëpret njohjen e BE -së për nevojën për të zvogëluar kërkesat për kapital, por vetëm një shkurtim “domethënës dhe i përhershëm” i kapitalit do të lejojë siguruesit të rrisin mbështetjen për ekonominë dhe të rimarrin globale konkurueshmërinë.

Brukseli propozoi lehtësimin e ndikimit të të ashtuquajturit rregullim të paqëndrueshmërisë, i cili zbut ndikimin e lëvizjeve afatshkurtra të tregut në aftësinë paguese të siguruesve. Ajo gjithashtu dëshiron ta bëjë më të lehtë për siguruesit që të përfitojnë nga trajtimi preferencial i kapitalit me vlerë rreth 10.5 miliardë eurosh nga investimi në aktive afatgjata për një ekomomi sa më “green”.

Marzhi i rrezikut ose paratë e nevojshme për të transferuar biznesin në një ndërmarrje tjetër në një krizë, gjithashtu do të zvogëlohen.

Mbikëqyrësi i sigurimeve të BE-së EIOPA do të kryejë teste të centralizuara të stresit klimatik të sektorit, me siguruesit që gjithashtu duhet të kryejnë analiza afatgjata lidhur me skenarët e klimës.

Komisioni Europian vendosi të mos propozojë një harmonizim të gjerë të skemave të garancisë kombëtare të sigurimeve në BE duke u shprehur se kjo mund të sjellë kosto të konsiderueshme për siguruesit dhe se duhet përqëndrim në rimëkëmbjen ekonomike. /Reuters

Përshtati në Shqip “Sigurime.Online”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat