7.5 C
Tirana
Sunday, April 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeBE-ja paketë financimi për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

BE-ja paketë financimi për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Nëntëdhjetë milionë euro do të jetë paketa e financimit të BE-së për përmirësimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. 60.5 milionë euro e kësaj shume do të jetë në formë grafti, ndërsa 30 milionë euro do të sigurohen nga banka BEI Globale. Segmenti hekurudhor që do t’i nënshtrohet ndërhyrjes është 34 kilometra i gjatë. Nënshkrimi i kësaj pakete financiare u shoqërua me një ceremoni të përbashkët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Evropian, BEI Global (Banka e Investimeve Evropiane) dhe qeverisë shqiptare.

Ky projekt hekurudhor paraqet rëndësi strategjike në zonën e Shqipërisë së Mesme, sepse
shtrihet në Korridorin VIII multimodal, që lidh portet e Italisë Jugore, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Projekti ka rëndësi strategjike si pjesë e planit ekonomik të investimeve të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Kostoja totale e projektit shkon në 120 milionë euro, 30 prej të cilave janë bashkëfinancuar me një hua prej 30 milionë euro nga BERZH.

Vetë znj. Kaja Kallas, përfaqësuesja e Politikave të Sigurisë dhe njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, theksoi rëndësinë ekonomike dhe sociale të këtij projekti, por po ashtu e çmoi si një rrugë kritike midis shteteve anëtare dhe NATO-s për mobilitet ushtarak në Evropën Juglindore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat