Sipas raportit, për Shqipërinë, rritja ekonomike në katër dekadat e fundit është mbështetur kryesisht te thellimi i kapitalit (capital deepening), pra rritja e investimeve në infrastrukturë, ndërtim dhe mjete prodhimi. Në periudhën 2000–2009, Shqipëria shfaqi një kontribut të lartë të kapitalit total, që bashkë me përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore (labor quality) çuan në rritje të ndjeshme të PBB-së reale (Real GDP), rreth 6 %.

Kjo periudhë përkon me fazën e transformimit ekonomik dhe të liberalizimit të tregjeve.

Në dekadën pasuese (2010–2019), ritmi u moderua, me rritje më të kufizuar të kapitalit dhe produktivitetit total të faktorëve (TFP).

Ndërsa në periudhën e fundit (2020–2024), Shqipëria ruan rritje pozitive, por kryesisht falë kapitalit fizik, me kontribut të kufizuar nga TFP, që tregon për mungesë përparimi në produktivitet dhe inovacion, çfarë mbeten fushat ku sipas raportit Shqipëria duhet të bëjë më tepër.