Në muajt e parë të këtij viti ka pasur një shtim të lartë të numrit të kontrolleve për kancerin në qafën e mitrës dhe të gjirit.
Për periudhën janar-prill 2024 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 15,010 depistime për kancerin e qafës së mitrës.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm testimet janë rritur rreth 59 herë.
Gjatë kësaj periudhe ka pasur shtim edhe të kontrolleve për kancerin e gjirit.
Numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit për janar-prill 2024 arriti në 3,000.
Kontrollet për qafën e mitrës dhe gjirit te gratë kanë si qëllim identifikimin e sëmundjeve tumoriale para shfaqjes së simptomave klinike. Kryerja e pap testeve (për depistimin e kancerit të qafës së mitrës) mundësohet si pranë qendrave shëndetësore edhe materniteteve shtetërorë.
Mjekët nënvizojnë se rritja e testimeve ndikon pozitivisht në uljen e rasteve të diagnostikuara me sëmundje tumoriale, pasi testi ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes, por edhe ta zbuluar atë në fazë të hershme kur është më i shërueshëm.
LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA
Ndërsa pacientë të trajtuar me radioterapi për janar-prill 2024 janë 10,133 pacientë. Numri i tyre është rritur 22% kundrejt janar-prill 2023.
SIGURIMI ANTI-TUMOR
kur barra e sëmundjeve të rënda, si tumoret, rritet ditë pas dite, SIGAL UNIQA Group Austria vjen me një produkt unik sigurimi, i cili është më shumë se një investim në siguri. Ky sigurim është një akt dashurie për jetën dhe shëndetin tuaj dhe njerëzve tuaj më të dashur, “Sigurimi anti-Tumor“.
Nëse zgjedh sot të sigurohesh, vetëm duke ju përgjigjur një pyetje pas një periudhe pritje 6-mujore, do të kesh sigurim në të gjithë botën nëse diagnostikohesh me Tumor malinj ose Tumor beninj në kokë.
Specifikat e kësaj pakete sigurimi:
- Merr paratë që të nevojiten për kurimin tënd, të gjitha në formë të menjëhershme dhe cash.
- Shumën për të cilën kërkon të sigurohesh e zgjedh çdo individ, nga 5,000 deri 50,000 euro.
- Pagesa vjetore për t’u siguruar shumë modeste
- Pa limit moshe
- E vlefshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Llogarit çmimin këtu: https://sigal.com.al/sigurimi-anti-tumor/
Për më shumë informacione, kontaktoni në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829
LEXO EDHE: Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira