1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBarra e sëmundjeve pas pandemisë/ Rritet me 35% importi i produkteve farmaceutike

Barra e sëmundjeve pas pandemisë/ Rritet me 35% importi i produkteve farmaceutike

Shumë artikuj të konsumit të përditshëm që importohen nga jashtë pësuan ulje vitin e fundit si rrjedhojë e efekteve negative që po jep emigracioni i lartë tek tkurrja e popullsisë së re në moshë.

Në të kundërt grupi i produkteve farmaceutike po pëson rritje të qëndrueshme nga viti në vit, por sidomos pas pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave nga tregtia e jashtme e INSTAT, në 2-muajt e parë të vitit 2023 importet e produkteve farmaceutike në sasi pësuan rritje me 31 për qind, duke shënuar një rekord të ri.

Në 2-muajt e parë të vitit u importuan 1,091 tonë medikamente nga 833 tonë në dymujorin e parë të vitit 2022.

Në krahasim me periudhën para pandemisë sasia e produkteve farmaceutike gati është dyfishuar.

Burimet nga tregu pohojnë për “Monitor” se, rritja po vjen për dy arsye kryesore.

E para lidhet me barrën e lartë të sëmundjeve që la pandemia Covid-19 në të gjitha diagnozat.

Mijëra persona që kanë kaluar Covid-19 janë shndërruar në të sëmurë kronike që kërkojnë trajtim të përhershëm.

Pandemia ka ndikuar negativisht, sëmundjet e zemrës, artritet, veshkat dhe ka krijuar dëmtime të përhershme në mushkëri që kërkojnë trajtim periodik.

Operatorët e tregut pohuan se, pandemia krijoi një varësi të konsumit të vitaminave, përdorimi i të cilave mbetet i lartë në krahasim me para pandemisë.

Gjithashtu plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në të gjithë diagnozat, të shtyrë edhe nga pandemia ka arritur kërkesën për trajtim me medikamente.

Operatorët e tregut pohojnë se me gjithë rritjen Shqipëria ka shpenzime të ulëta për produkte farmaceutikë gati 50 % më pak se rajoni.

Por sipas tyre rritja e konsumit të brendshëm në krahasim me vitet e kaluara po vjen nga një sërë faktorësh komplekse që kanë të bëjnë me plakjen e popullsisë, përmirësimin e trajtimit etj.

Operatorët pohojnë se rritja do të ishte edhe më e madhe nëse qeveria do të shtonte buxhetin e rimbursimit të medikamenteve që për vite të tëra qëndron në vendnumëro.

Buxheti i rimbursimit nuk po ecën me ritëm të drejtë me incidencën e sëmundshmërisë dhe nevojat reale në popullatë.

Burimi: INSTAT

LEXO EDHEKanceri, “pandemia e heshtur”/ Si ndikoi Covid-19 në sëmundjet tumorale

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat