14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBarometri i Ballkanit: 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot shërbimet shëndetësore

Barometri i Ballkanit: 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot shërbimet shëndetësore

70% e shqiptarëve presin përkeqësim ose asnjë ndryshim të gjendjes së tyre financiare sipas Barometrit të Ballkanit matur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, RCC.

Në anketën e bërë nga Këshilli për të gjithë vendet e Ballkanit, vetëm 27% e shqiptarëve të pyetur presin “përmirësim”. 19% presin “përkeqësim” dhe 51% asnjë ndryshim.

Të njëjtën pritshmëri kanë edhe për ekonominë në tërësi.

Për të kuptuar më shumë situatën financiare të familjeve, RCC ka përgatitur dhe një pyetësor më të detajuar, nga pushimet tek shëndeti.

60% e shqiptarëve të përgjigjur tregojnë se nuk kanë mundur të përballojnë as një javë pushime larg shtëpisë së tyre për shkak të pamundësive. 52% nuk kanë mbajtur dot ngrohtë shtëpitë e tyre përshkak të kostove dhe 49% nuk kanë mundur të paguajnë shërbime shëndetësore. 25% e tyre nuk kanë paguar dot qiranë apo faturat.

LEXO EDHE: Kujdesi më i mirë shëndetësor me çmime që nuk ju sëmurin/ Sigurim Privat i Shëndetit, zgjidhja ideale për ju dhe më të dashurit tuaj

Përveç biznesit, edhe për qytetarët ‘brain drain’, emgrimi i trurit vlerësohet si problem me rëndësi për 41% të tyre. Por problem më i madh vlerësohet situata ekonomike me papunësinë dhe ngërçet e tjera, në rreth 50%.

Në pyetësorin mbi pakënaqësitë e jetesë sipas vendit, për shqiptarët janë dy, niveli i çmimeve në tërësi dhe (mos)përballueshmëria e një banese/prone.

Për pjesën e sigurisë, 50% e shqiptarëve ndihen të kërcënuar ose shumë të kërcënuar nga përdorimi i armëve, dhunës në vendin e tyre.

Integrimin në Bashkimin Europian për 47% të shqiptarëve do të thotë një të ardhme më të mirë ekonomike dhe 44% për mundësi më të mira pune dhe shkollimi. 72% e tyre presin që ne të bëhemi pjesë e BE-së deri në 2035-n. Pjesa tjetër besojnë se nuk do të bëhemi kurrë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat