Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën kryesore të interesit në 2.25 për qind, nga 2.5 për qind.
Kjo nismë synon shërimin e ekonomisë së dobësuar të Eurozonës. Ulja, që nga vera e kaluar, është e shtata. Këtë herë lidhet me vendimet e SHBA-ve për tarifat tregtare.
BQE-ja konfirmoi javën e kaluar, më 17 prill, se tensionet tregtare e kanë përkeqësuar perspektivën e rritjes ekonomike.
Në këtë periudhë, rritja ekonomike afër zeros dhe inflacioni, i cili ndodhet pranë objektivit 2 për qind të BQE-së, i dhanë Këshillit Drejtues të bankës arsye të mjaftueshme për të ulur më tej kostot e huamarrjes.
Në themel të kësaj vendimmarrjeje qëndron kjo vijë logjike:
Bankat fitojnë më pak interes mbi paratë e depozituara në BQE, efekti u transmetohet tregjeve. Huatë për biznese bëhen më të lira. Normat e kursimeve bien dhe kompanitë inkurajohen të investojnë më shumë. Kështu rrisin shpenzimet, rritet edhe ekonomia.
Po ashtu, pas kësaj vendimmarrjeje pritet që normat e kredive hipotekare të bien.
Pritet që rënia e këtyre normave të gjallërojë tregun e banesave. Megjithatë, kjo nuk është e mirëqenë pasi kjo varet nga tendencat më të gjera të rritjes, inflacionit dhe pasigurive gjeopolitike.
Në vlerësimin e BQE, tarifat amerikane mund të ulin me 0.5 për qind rritjen e Eurozonës.