16.5 C
Tirana
Monday, November 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit, mbyllet Konferenca Ndërkombëtare/ Ja...

Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit, mbyllet Konferenca Ndërkombëtare/ Ja çfarë u diskutua

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka shënuar 25-vjetorin e themelimit me një Konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull “Ndërtimi i urave përtej kufijve, ndërtimi i ardhmërive: Integrimi në SEPA për gjithpërfshirje financiare – fuqizimi i rritjes dhe reziliencës”.

Në këtë ngjarje ndërkombëtare kanë marr pjesë udhëheqës të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prirë nga z. Kammer, Grupit të Bankës Botërore (BB) të prirë nga z. Alam, zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare, guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë nga bankat qendrore të vendeve evropiane, rajonit dhe Turkyie, dhe drejtues të institucioneve të tjera financiare.

Në hyrje të kësaj ngjarje, pjesëmarrësve me një fjalë mirëseardhje i është drejtuar Guvernatori i BQK-së, z. Ahmet Ismaili.

Të pranishmëve me një fjalim hyrës i është drejtuar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani – Sadriu.

Po ashtu, përmes një video-mesazhi të drejtuar këtë përvjetor të BQK-së e ka uruar Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, znj. Kristalina Georgieva, mesazh i cili u shpërnda nga faqja zyrtare e FMN dhe e vet Znj. Georgieva.

Fjalimin kryesor e kësaj Konference e ka mbajtur Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë, z. Robert Holzmann, i cili mori vlerësime të larta për kontributin e tij në kuadër të Konstituencës sonë dhe përkrahjes bilaterale.

Kjo Konferencë, punimet i ka vazhduar duke u prezantuar tri sesione shkencore, me pjesëmarrjen e Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorit të BQK-së, Guvernatorëve të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Evropian si dhe drejtuesve të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare:

– Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare;
– Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim; dhe
– Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon.

Nën moderimin e Drejtorit të Përgjithshëm për Infrastrukturën e Tregut dhe Pagesat, Banka Qendrore Evropiane, z. Ulrich Bindseil, në sesionin e parë “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet për shërbimet financiare”, është diskutuar për rolin e Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) në lehtësimin e pagesave ndërkufitare dhe rritjen e efikasitetit të transaksioneve, duke forcuar stabilitetin dhe integrimin e sistemeve financiare të Eurozonës.

Panelistë në sesionin e parë ishin:

• Boshtjan Vasle, Guvernator i Bankës së Sllovenisë
• Gediminas Šimkus, Kryesues i Bordit, Banka e Lituanisë
• Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)
• Madis Müller, Guvernator, Banka Qendrore e Estonisë
• Victoria Cleland, Drejtoreshë Ekzekutive për Pagesa, Banka e Anglisë

Në sesionin e dytë të titulluar “Përmirësimi i stabilitetit financiar në peizazhin në ndryshim”, i drejtuar nga z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN, është folur mbi ndryshimet më të fundit që formësojnë sektorin financiar dhe ndikimin e tyre në stabilitet.

Panelistë këtë këtij sesioni ishin:

• Robert Holzmann, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë
• Boris Vujčić, Guvernator i Bankës Kombëtare Kroate
• Fatih Karahan, Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë
• Mario Centeno, Guvernatori i Bankës së Portugalisë
• Ásgeir Jónsson, Guvernator i Bankës Qendrore të Islandës

Sesioni i tretë dhe i fundit “Ndërmjetësimi financiar brenda sektorit bankar në rajon”, moderuar nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Rritje të Drejtë, Financa dhe Institucione, Grupi i Bankës Botërore, z. Asad Alam, pjesëmarrësit në këtë panel kanë diskutuar mbi rolin e ndërmjetësimit financiar në sektorin bankar të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik rajonal.

Paraprakisht Zëvendësguvernatori i BQK-së, z. Dardan Fusha bëri një prezantim lidhur me temën, duke i hapur kështu rrugën fillimit të panelit.

Panelistë të sesionit të tretë ishin:

• Anita Angelovska-Bezhoska, Guvernatore e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë Veriore
• Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë
• Irena Radovic, Guvernatore e Bankës Qendrore të Malit të Zi
• Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal për Ballkanin Perëndimor, FMN
• Ahmet Ismaili, Guvernator dhe Kryesues i Bordit Ekzekutiv, BQK

Punimet e kësaj Konference Ndërkombëtare me pjesëmarrjen e mbi 250 personaliteteve ndërkombëtare dhe vendore janë përmbyllur nga z. Bashkim Nurboja, Kryetar i Bordit të BQK-së, i cili përmblodhi diskutimet kryesore të diskutimeve sipas paneleve, duke shprehur njëkohësisht falënderimin për pjesëmarrësit dhe gjithë stafin e BQK.

Në darkën Gala te organizuar në përfundim të konferencës, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i cili mbajti një fjalim përshëndetës, krahas Guvernatorit Ismaili. Në fund u ndanë mirënjohje të veçanta për përfaqësuesit e institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtar të cilët kontribuuan ndër vite.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat