14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka e Shqipërisë tërheq vëmendjen e huamarrësve që mund të preken nga...

Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen e huamarrësve që mund të preken nga ndërprerja e llogaritjes së TRIBOR-it

Në gusht të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi ndërprerjen e përllogaritjes dhe publikimit të normave të tregut ndërbankar të parasë, TRIBID (Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave) dhe TRIBOR (Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave), duke filluar nga data 1 gusht 2024.

Ditën e djeshme, Banka e Shqipërisë u bëri thirrje huamarrësve që kanë një kredi ku interesi është i ndërtuar mbi treguesin TRIBOR të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që do të marrin nga bankat.

“Ndryshimi i miratuar do të sjellë efekte mbi kontratat aktuale të kredive, të cilat janë nënshkruar duke e bazuar llogaritjen e normës së interesit në normën TRIBOR.

Norma e interesit të kontratës së kredisë është një ndër kushtet thelbësore të kontratës, të dakordësuara në marrëdhënien kontraktuale dhe në rast ndryshimi të saj, nevojitet miratimi i palëve.

Në zbatim të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, bankat tregtare kanë filluar njoftimin e klientëve të tyre, të cilët preken nga ky ndryshim për kontratat ekzistuese të kredive, të çmuara me normën TRIBOR.

Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm ndaj njoftimeve që vijnë nga bankat tregtare për ndryshimet në kontratën e tyre të kredisë, veçanërisht nëse kjo e fundit është vlerësuar me normën e interesit TRIBOR.

Për çdo rast, i inkurajojmë qytetarët të lexojnë me vëmendje kontratën e kredisë për të vlerësuar nëse preken nga ky ndryshim ose t’i drejtohen bankës së tyre tregtare për të marrë më shumë informacion, nëse është i nevojshëm zbatimi i ndryshimeve në kontratën e tyre të kredisë, bazuar mbi normën e përdorur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Vitin e kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ndërpresë llogaritjen e treguesve TRIBID dhe TRIBOR, duke qenë se këto norma përllogariten bazuar në kuotimet e bankave dhe jo në veprime konkrete të tregut ndërbankar.

Në fakt, këta tregues janë përdorur shumë pak nga bankat në çmimin e kredive në Lekë dhe treguesi benchmark mbizotërues ngelet yield-i i bonove të thesarit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë u kujton huamarrësve të cilët mund të kenë kredi të bazuar mbi këtë normë që të jenë të kujdesshëm në komunikimin me bankën, për të qenë të qartë lidhur me ndryshimet që mund të vijnë nga ndërprerja e llogaritjes së TRIBOR-it dhe zëvendësimi i tij me një tregues tjetër benchmark.

LEXO EDHE: 273.7 miliardë lekë/ Kredia e re është në rritje të lartë për 11-mujorin 2023

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat