17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka e Shqipërisë: Kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me...

Banka e Shqipërisë: Kërkesë për të blerë banesa, çmimet u rritën me 8%

Numri i pronave të pashitura ka rënë këtë vit, për shkak të kërkesës për blerje nga qytetarë vendas e të huaj.

Deklarata vjen nga Banka e Shqipërisë, e cila shkruan se kërkesa për të blerë banesa ose njësi tregtare ishte e qëndrueshme, dhe ajo u reflektua edhe nga rritja e kredisë bankare.

Në raportin e stabilitetit financiar, thuhet se edhe cmimet u rritën në këtë periudhë me 8%, në krahasim me një vit më parë, ku rritja për Tiranën ishte edhe më e fortë.

Në shtrenjtimin e cmimit të banesave kanë ndikuar edhe kostot e rritura në ndërtim, kryesisht për shkak të rritjes në shpenzimet për paga dhe energji.

Ndërkohë në krahun e ofertës, numri i lejeve të ndërtimit ishte më i vogël se një vit më parë, por jo me rënie domethënës.

Agjentët në treg presin që një ecuri e tillë të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim dhe mbeten optimistë në periudhë afatgjatë.

LEXO EDHE: “Fluturojnë” çmimet e shtëpive/ Sigurimi i tyre, vetëm 27 lekë në ditë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat