14.5 C
Tirana
Monday, March 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAvokatët mund të marrin deri 50% të dëmshpërblimit, vetëm prej padurimit tënd

Avokatët mund të marrin deri 50% të dëmshpërblimit, vetëm prej padurimit tënd

Në Shqipëri, pas aksidenteve rrugore, shpesh shfaqen avokatë ose ndërmjetës që ofrojnë ndihmë për të marrë dëmshpërblimin nga sigurimi.

Në shumë raste, ata marrin 30% deri 50% të shumës që u takon viktimave. Kjo ndodh kur personat e dëmtuar janë në vështirësi emocionale dhe financiare.

Në realitet, rreth 95% e dëmshpërblimeve paguhen direkt nga kompanitë e sigurimit, pa pasur nevojë për gjyq. Shumica e qytetarëve mund të marrin paratë duke ndjekur procedurat administrative pranë sigurimit.

Vlerat e dëmshpërblimit përcaktohen nga rregulloret dhe praktika gjyqësore. Edhe në gjykatë, gjyqtari i zbatojnë këto rregulla.

Ndërmjetësit i gjejnë viktimat menjëherë pas aksidentit dhe u kërkojnë të nënshkruajnë prokura. Kjo mund të zgjatë procesin dhe të ulë shumën që marrin qytetarët.

Qytetarët duhet të dinë se mund të kërkojnë dëmshpërblimin direkt tek kompania e sigurimit. Mjafton të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë raportet mjekësore dhe dokumentet e aksidentit.

Kjo rrugë është më e shpejtë, më e sigurt dhe shmang humbjen e një pjese të dëmshpërblimit tek ndërmjetësit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat