1.5 C
Tirana
Monday, January 12, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAvni Ponari në Tokio si President dhe Kryetar Bordi i AJCCI: Një...

Avni Ponari në Tokio si President dhe Kryetar Bordi i AJCCI: Një kapitull i ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Japonisë

Presidenti dhe Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni (AJCCI), z. Avni Ponari, mori pjesë në vizitën e dytë zyrtare të delegacionit të Dhomës në Japoni.

Kjo ngjarje, sipas tij, reagim që e bëri në rrjetet e veta sociale fill pas takimit, shënon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Kjo vizitë vjen pas suksesit të takimit të parë të zhvilluar në qershor të vitit 2023 dhe përfaqëson një hap konkret në drejtim të rritjes së shkëmbimeve tregtare, nxitjes së investimeve japoneze në Shqipëri dhe krijimit të partneriteteve të reja në sektorët strategjikë.

Një nga momentet më të rëndësishme të vizitës ishte takimi me Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Japonisë, z. Kobajashi, i cili drejton një rrjet që përfshin mbi 1 milion kompani anëtare.

Ky takim u konsiderua një vlerësim i madh për rolin e Dhomës Shqiptaro-Japoneze të Tregtisë dhe Industrisë në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik midis Tiranës dhe Tokios.

Gjatë bisedimeve, palët diskutuan:

  • rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve;

  • mundësitë për investime japoneze në Shqipëri, veçanërisht në infrastrukturë, energji dhe industri prodhuese;

  • bashkëpunimin në sektorin e turizmit dhe inovacionit teknologjik;

  • pozicionimin e Shqipërisë si portë hyrëse për tregjet evropiane.

Z. Avni Ponari përsëriti ftesën që Presidenti Kobayashi të vizitojë Shqipërinë, ftesë që u pranua me interes të veçantë, duke hapur kështu një kapitull të ri konkret bashkëpunimi mes bizneseve japoneze dhe shqiptare.

Vizita e delegacionit të AJCCI në Japoni vlerësohet si një moment kyç në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, duke vendosur bazat për projekte konkrete në turizëm, energji të rinovueshme, bujqësi moderne dhe industri përpunuese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat