10.5 C
Tirana
Thursday, January 22, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAutomjeti përplas pemën në Velipojë, siguracionet që aktivizohen

Automjeti përplas pemën në Velipojë, siguracionet që aktivizohen

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, ku një automjet është përplasur me një pemë.

Policia bën me dije se nga përplasja është dëmtuar pasagjerja, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Cilat siguracione aktivizohen?

Për të mbuluar financiarisht trajtimin mjekësor të pasagjeres së plagosur, siguracioni që aktivizohet është TPL-ja.

Për të mbuluar financiarisht dëmet në infrastrukturë, private apo publike, aktivizohet siguracioni TPL.

Nëse drejtuesi konstatohet përdorues alkooli deri në 0.5mg/L, ose drejtues i një kategorie më të lartë motorike nga sa përmban leja e qarkullimit, dëmet ndaj të tretëve, deri në 10 mijë dollarë do të mbuloheshin nga një siguracion minimal, që blihet bashkë me TPL dhe njihet si TPL Plus.

Për të mbuluar financiarisht dëmet në shëndet që mund të ketë marrë drejtuesi i mjetit, do të mjaftonte një siguracion shëndeti bazë, ose siguracioni nga aksidentet personale.

Për të mbuluar financiarisht dëmet ngaj mjetit shkaktar, duke qenë se ka qenë humbje kontrolli dhe jo aksident mjet-me-mjet, siguracioni KASKO do të duhej të ishte blerë për t’u aktivizuar në këtë rast e për të mbuluar dëmet në mjetin e përplasur me pemën.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat